Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë paditur në Prokurori nga ishagjenti i shërbimit informative kombëtar Marjan Rroku.
Tetë muaj pasi gjyqtarët Kushtetues rrëzuan pretendimet e Marjan Rrokut për të rigjykuar procesin e tij nga e para, këta të fundit janë paditur për shpërdorim detyre. Burime për ReportTv bëjnë me dije nga Prokuroria e Përgjithshme pas shqyrtimit të padisë hetimet për trupën e Gjyqtarëve Kushtetues janë pushuar pasi nuk është vërejtur asnjë element i veprës penale.
Por me këtë vendim nuk ka qenë dakord Marjan Rroku dhe ka vazhduar betejën e tij ligjore tashmë duke paditur në gjykatë vendimin e akuzës për pushimin e hetimeve. Siç dhe shihni në këtë faksimile të siguruar nga ReportTv seanca e parë me paditës Rrokun dhe të paditur Prokurorinë e Përgjithshme mbahet më 6 shkurt 2017 ora 10:00.
Në 2001 ai vrau ish-të dashurën e tij të mitur Alda Canin dhe nënën e saj për t’u larguar më pas drejt Amerikës. Dhe më pas pas arrestimit atje u ekstradua në Shqipëri. (E.K/SHUPLAKA)