Familjarët e komisarit Artan Cuku, i cili u vra në 8 prill 2017, kanë paditur në Gjykatën Administrative Drejtorisë së Përgjithshme së Policinë së Shtetit dhe Ministrisë së Ekonomisë, pasi kërkojnë dëmshpërblim material dhe moral, si dhe drejtësi, pasi sipas tyre urdhëruesi i krimit është ende pa vendim.
Ata kërkojnë një dëmshpërblim prej 1 milion eurosh. Seanca është caktuar të mbahet ne gjykaten Administrative më 8 shkurt.
Kujtojmë se Artan Cuku është shpallur dëshmor i Atdheut, përderisa hetimet nxorën në dritë faktin se ai u ekzekutua për shkak të detyrës si zyrtar i Policisë së Shtetit. Por ndërkohë, urdhëruesi i vrasjes dhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë ende nuk janë dënuar nga drejtësia.
Për vrásjen e Cukut është árrestuar fillimisht Mikel Shalari si ekzekutor, ndërkohë që vijon në gjykatën e Tiranës gjyqi edhe për urdhëruesin e krímit Bledar Jambellin.
Familjarët e kryepolicit të ndjerë kërkojnë nga institucionet shtetërore t’i dëmshpërblejnë për dënimin pasuror dhe jopasuror që iu ka ardhur si rezultat i humbjes së jetës së familjarit të tyre, të ndjerit Artan Cuku për shkak të detyrës së tij, si ish-drejtues i Policisë së Shtetit.