Padia e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina, për shpërdorim detyre ndaj kryeprokurores Arta Marku do kalojë në dorëzim të Prokurorisë së Durrësit.
Lajmin e bën të ditur Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi Gina është tashmë pjesë e Prokurorisë së Tiranës. Pas shkarkimit të tij nga prokuroria e Elbasanit, Dritan Gina paditi në 10 janar kryeprokuroren Arta Marku. Kjo është padia e dytë për Markun, pas asaj të bashkëshortes së Prokurorit Gina, Rovena Gashi.
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post