04:04 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Paga të larta për prokurorët”, Altin Dumani shpalos platformën për kreun e SPAK: Kam kaluar 5 mijë dosje, pika ime e dobët

10:16 | 18/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Paga të larta për prokurorët”, Altin Dumani shpalos platformën për kreun e SPAK: Kam kaluar 5 mijë dosje, pika ime e dobët

Altin Dumani është kandidati i parë për SPAK që po pyetet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Dumani u shpreh se kjo strukturë e re që është ngritur synon goditjen e paligjshmërisë, dhe në fokus të veçantë do të jetë dhe bashkëpunimi me qytetarët.

Altin Dumani: Kjo prokurori do godasë paligjshmërinë. Do bëjë të mundur një Shqipëri që kush shkel ligjin do të dënohet. Fokus i veçantë do jetë bashkëpunimi me qytetarët. Dështimi i Prokurorisë së Posaçme nuk do të jetë asnjëherë një vizion.

SPAK përbëhet nga dy struktura, Prokuroria e Posaçme dhe BKH. P. Posaçme ka parashikuar disa nënsektorë që do ndihmojnë. Detyra e parë si drejtues i SPAK, do jetë nxjerrja e një akti për punën, për dosjet dhe studimi i tyre, për të parandaluar shuarjen e masave të sigurimit.

Në P. Posaçme, prokurorët duhet të ndahen në dy pjesë, seksioni për krimin e organizuar dhe seksioni për korrupsionin. Në vijim, zgjedhja e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pa këtë të fundit ne nuk mund të funksionojmë. Pas zgjedhjes së kreut të BKH, fokusi do të kaloj te zgjedhja e pjesëtarëve të BKH.

BKH duhet të ketë njerëz me integritet të mirë moral. Për këtë duhet joshje, dhe është pikërisht paga për të thithur në P. Posaçme, ekspertët më të mirë. Na është premtuar se kategoria e pagave do jetë në nivel të kënaqshëm. Unë do mëshoj shumë për të gjetur ekspertë të motivuar, që duan të punojnë e nuk kanë parësore anën financiare. Ta shohin këtë institucion si parësor. Ky vend ka njerëz të tillë, shpresojmë të thithim këtë kategori.

Seiti: Keni investuar në veten tuaj si faktor bashkëpunimi dhe vetëbesimi për t’i përçuar te publiku?

Dumani: Kam investuar 20 vite në Prokurori për të dhënë kontributin tim, ka vënë në dispozicion të gjithë fuqinë time. Asnjëherë nuk kam braktisur grupin dhe kam cilësitë e duhura për frymën profesionale për të mbështetje.

Leci: Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta tuajat?

Dumani: Kam vlerësim për dy kandidatët tjerë. Pavarësisht rezultatit të garës, ne nuk do kemi krisje. Vetëm në këtë mënyrë do mbushen objektivat. Pika ime e fortë besoj se është eksperienca e pasur në 20 vite. Për shkak të funksionin kanë kaluar mbi 4 apo 5 mijë dosje me të gjitha llojet e veprave penale. Për shkak të kësaj eksperience kam fituar profesionalizmin e duhur.

Pikë tjetër e fortë imja është bashkëpunimi në grup. E kam demonstruar disa herë edhe si drejtues, në Prokurorinë e Tropojës dhe zv. Drejtor i Prokurorisë për Krime të Rënda.

E kam edhe unë një pikë të dobët, menaxhimi i kohës. Fokusohem shumë dhe e harroj elementin kohë, që ndikon dhe privohen familja dhe kolegët.

Ibrahimi: Si do të pajtoni ju detyrën tuaj me kërkesat e publikut per transparencë në institucionin që ju mund ta drejtoni?

Dumani: Puna e SPAK do të jetë në qendër të vëmendjes së medias dhe publikut.

(E.K/ Faxweb.al) 

Etiketa: altin dumanidumani spak
Pas

Gazetarët në protestë, Enkel Demi i kthehet ashpër Ramës: Nuk të kemi frikë, edhe më zi do të ta bëjmë

Para

‘Vazhdon Partia e Punës, t’na e sjellë n’majë t’hunës’, pankartat dhe memet pikante për protestën e gazetarëve (FOTO)

Para
‘Vazhdon Partia e Punës, t’na e sjellë n’majë t’hunës’, pankartat dhe memet pikante për protestën e gazetarëve (FOTO)

'Vazhdon Partia e Punës, t'na e sjellë n'majë t'hunës', pankartat dhe memet pikante për protestën e gazetarëve (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.