Pedagogia e Universitetit të Tiranës Dhurata Shehri përmes një statusi në Facebook thotë se pedagogët po kërcënohen me pagën.
Shehri shprehet se “pedagogët jo vetëm në Universitetin e Tiranës, por ne te gjitha universitetet publike në Shqipëri, pedagoget nuk kanë marrë rrogat dhe AS QE DO T’I MARRIN derisa qeveria të nxjerre një VKM, a thua kjo është një sakrificë që po bën.”
Më herët zv/dekani i fakultetitit të Filologjikut Agron Gjokmarkaj theksonte se administrata e Universitetit të Tiranës, prej janarit është pa rroga
Statusi i plotë i pedagoge Shehrit:
Sot jam ndier e turperuar si rralle here ne punen qe bej prej 23 vitesh. Jo vetem te Filologjiku, jo vetem te Universiteti i Tiranes, por ne te gjitha universitetet publike ne Shqiperi, pedagoget nuk kane marre rrogat dhe AS QE DO T’I MARRIN, deri sa:
Qeveria te nxjerre nje VKM, a thua kjo eshte nje sakrifice qe po ben;
2. Ministria e Arsimit dhe e Financave te nenshkruajne nje marreveshje, a thua grinden si e si me mire t’i administrojne parate e taksave tona;
3.Administaroret dhe bordet e administrimit universiteteve te kthjellohen se ku punojne e per cfare paguen;
DHE KRYESORJA
4. Pedagoget te kuptojne se kercenimi me rrogen dhe humbja e dinjitetit mund t’i beje te turperohen nje dite.
Kokeulur e heshtur po pranojme nje poshterim qe ndoshta e MERITOJME nese nuk reagojme shpejt e fuqishem.
(M.Q/Faxweb)