00:46 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pagat e policëve bashkiakë të Tiranës rriten nga 1 prilli, Veliaj: Pas kaq vitesh njerëzit që strapacohen më shumë, do shpërblehen

20:30 | 17/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pagat e policëve bashkiakë të Tiranës rriten nga 1 prilli, Veliaj: Pas kaq vitesh njerëzit që strapacohen më shumë, do shpërblehen

Nga data 1 Prill do të rriten pagat e të gjithë policëve bashkiakë të Tiranës. Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Ai tha se janë të parët kudo, edhe aty ku humbet një fëmijë, por janë të fundit që shpërblehen.

Veliaj vlerësoi punën e uniformave të Policisë Bashkiake, të cilët tha Veliaj vetëm gjatë ditës së verës arritën të gjejnë 2 fëmijë të humbur në Tiranë të cilët më pas i bashkuan me prindërit e tyre. Kryebashkiaku u shpreh se trupa e kësaj policie ka ndryshuar dhe është përmirësuar shumë në vite, duke veçuar faktin se në të kanë hyrë edhe mjaft gra e vajza. Në fund kreu i bashkisë evidentoi se kjo rritje do të bëhet njëkohësisht me rritjen e pagës minimale nga Qeveria.

Veliaj: “Ka ardhur koha që pas kaq vitesh ata njerëzit që strapacohen më shumë, që hanë më shumë të sharat, edhe për fajin tonë dhe për këtë kërkoj ndjesë, të shpërblehen. Kur shoh që humbet një fëmijë në Tiranë, “Dita e Verës”, pafund njerëz në shesh dhe për 1 orë jo vetëm që gjendet fëmija dhe pushon së qari, është gjithmonë një zonjë aty që arrin edhe nga ana psikologjike ta qetësojë sa të vijnë prindërit,  por brenda orës gjenden prindërit edhe në qoftë se janë në një periferi, nëse e kanë harruar, apo në qoftë se i ka marrë ajo vala e entuziazmit. Në gjithë “Ditën e Verës” me 100 aktivitete kishim dy raste që brenda pak minutash arritëm t’i gjenim. Kështu që, Policia Bashkiake, përveç atyre që nuk duan rregull dhe nuk duan që Lamboghini, apo Ferrari i tyre të ketë gjobë, se ndryshe këta të çojnë tek këto portalet e gjobave, bën një punë të admirueshme.

Policia Bashkiake ka ndryshuar 70% të trupës, se nuk po them që gjetëm një trupë të shkëlqyer, kështu që aty ku trupa, ose polici bashkiak bën gabim, ikën. Por aty ku polici ka të drejtë, ku as po e dhunon atë që shet në rrugë, por me mirësjellje po i thotë, “të lutem tek tregu që është ja atje, 20 metra”, ku ndihmon fëmijët që humbasin, ku ndihmon disiplinimin e qytetit, tani të vetmit njerëz që ankohen për parkingjet, janë të njëjtit njerëz që ankohen edhe përse më vë gjobë. Epo tani në qoftë se ia zë në trotuar, apo bllokon hyrjen e pallatit, patjetër që do marrë gjobë. Por unë jam analist i madh dhe në darkë do ankohem për këtë. Po ankohu ku të duash. Policia bashkiake e bën me shumë dinjitet këtë punë dhe fakti që sot kemi 100 vajza në Policinë Bashkiake, Policia Bashkiake kur unë kam ardhur këtu në 2015-ën, kishte vetëm një gocë që rrinte te dera e bashkisë, sot janë 100,  kështu që edhe në këtë sens është një forcë shumë herë më e emancipuar.

 Sigurisht që vendimi për të adresuar rritjen e rrogave të policisë bashkiake, ndikohet edhe nga vendimi i qeverisë për të rritur pagën minimale, pra nga 34 mijë lekë, në 40 mijë lekë të reja në 1 Prill, kështu që ne na puqet me rritjen e pagave të Policisë Bashkiake dhe hyn në fuqi në 1 prill, bashkë me ngritjen e pagës minimale të qeverisë,” tha ai.

Pas

“E bëj qepaze”, Qetsori i revoltuar me Oltën: Unë jam burrë i martuar, ajo me flet me shenja

Para

Selena Gomez bëhet gruaja më e ndjekur në Instagram

Para
Selena Gomez bëhet gruaja më e ndjekur në Instagram

Selena Gomez bëhet gruaja më e ndjekur në Instagram

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.