04:13 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pagat mujore mesatare në Shqipëri, renditemi të fundit në rajon

09:05 | 22/04/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pagat mujore mesatare në Shqipëri, renditemi të fundit në rajon

Mali i Zi paguan më shumë bankierët, Serbia dhe Maqedonia kanë më të lartat pagat e punonjësve të teknologjisë dhe informacionit, dyfish në krahasim me Shqipërinë. Nëpunësit, mjekët, mësuesit janë “të diskriminuar” në raport me rajonin, paguhen deri 80% më pak…

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin, për të gjithë sektorët, si në banka, sigurime, industri, bujqësi, arsim dhe sidomos në teknologji informacioni dhe shëndetësi.

“Monitor” ka krahasuar pagat bruto mujore, sipas aktiviteteve ekonomike për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë e Malin e Zi , bazuar në të dhënat zyrtare që kanë publikuar institutet statistikore të secilit vend, ndërsa për Kosovën pagat publikohen të përmbledhura.

Paga mesatare në Shqipëri, prej rreth 50 mijë lekësh (gati 400 euro) është më e ulëta nga të gjitha vendet e rajonit. Më e larta është në Mal të Zi (765 euro), Serbi (644 euro), Maqedoni (591) dhe Kosova e parafundit (528 euro)- shih grafikun Paga mesatare bruto, sipas vendeve të rajonit.

Duhet pasur parasysh se Shqipëria është një nga vendet që ka evazionin më të lartë në sigurimet shoqërore, çka nënkupton që pagat reale mund të jenë dhe më të larta, pasi INSTAT deklaron pagat në bazë të informacionit nga Tatimet, për të cilat paguhen sigurime shoqërore.

Profesioni më i paguar në të gjithë rajonin është ai i bankierëve në Mal të Zi, ku mesatarisht fitohet rreth 1440 euro në muaj (Aktivitetet financiare dhe të sigurimit). Edhe në Shqipëri, ky aktivitet është më i paguari në raport me të tjerët brenda vendit, me rreth 840 euro po sërish mbetet më i nënpaguari në rajon. Në Serbi dhe Maqedoni, aktivitetet financiare dhe të sigurimit paguajnë përkatësisht rreth 1000 dhe 1200 euro në muaj, rreth 20-40% më shumë se në Shqipëri (shiko tabelën: Paga mesatare mujore bruto, sipas grup aktiviteteve, (euro) . Duhet pasur parasysh se ky sektor në vendin tonë është më i formalizuari, ndaj dhe pagat janë reale.

Mali i Zi mban rekord dhe për pagat që jep në sektorin e bujqësisë, me 770 euro në muaj, pothuajse e barabartë me pagën mesatare të atij vendi.

Nëse je një ekspert i teknologjisë së informacionit, vendet e rajonit që të paguajnë më shumë janë Maqedonia dhe Serbia, me përkatësisht rreth 1,100 dhe 1,200 euro në muaj, që është pothuajse dyfishi i asaj që merr i njëjti ekspert në Shqipëri. Në Serbi, një programues kompjuteri merr mesatarisht 1,500 euro, sipas të dhënave më të detajuara nga Zyra Statistikore e Serbisë. Edhe në Maqedoni, një programues kompjuteri merr 1,530 euro./Monitor

 

Pas

Vranësira dhe shira të izoluar, si do të jetë moti për sot

Para

Kush janë 4 personat e ndaluar për grabitjen në Rinas, policia hermetike me informacionet

Para
Zbulohet servisi ku u modifikua furgoni i grabitjes në Rinas, në pranga dy persona (FOTO)

Kush janë 4 personat e ndaluar për grabitjen në Rinas, policia hermetike me informacionet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.