Mbrëmjen e sotme emisioni investigative në Fax News, “Ajsberg” me gazetarin Artur Çani, trajtoi çështjen pagesës së hotelit me një shumë prej 188 eurosh të sipërmarrësit Shkëlqim Fusha për zyrtarin e Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku.
Në këtë emision u trajtua shkelja ligjore që ka kryer Mazniku pasi legjslacioni ynë parashikon që prej vitit 2005 ndalimin e pagesave dhe dhuratave ndaj zyrtarëve të shtetit.
‘Ajsberg’ ka publikuar edhe faturat që provojnë këtë shkelje ligjore, ndërkohë që edhe vetë Mazniku nuk e ka mohuar diçka të tillë, por ajo që nuk kuptohet nga e gjitha kjo, është fakti se pse autoritetet duke konstatuar në flagrancë një shkelje të tillë, nuk kanë marrë asnjë masë e së paku një sqarim nga zyrtari i Bashkisë.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/565134134261782/