15:17 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Pagesa e këstit të shtatë për të përndjekurit. LISTA E EMRAVE që duhet të dorëzojnë dokumentet

10:50 | 09/01/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pagesa e këstit të shtatë për të përndjekurit. LISTA E EMRAVE që duhet të dorëzojnë dokumentet

Ministyria e financave ka publikuar listën me emrat e personave që duhet të dorëzojnë dokumentet pë marrjen e këstit të shtatë të dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit politik.

Në zbatim të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 419, datë 14.04.2011, “Për miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, Ministria e Financave informon se ka filluar procedurën e pagesës së këstit të shtatë për kategorinë e subjekteve përfituese parësore, me Urdhër nr. 130, të Ministrit të Financave. Pagesa për kategorinë e subjekteve parësore, kryhet sipas kësaj radhe:

1)  Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës;

2)  Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi

    75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji;

3)  Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit  

     nënligjor të posaçëm;

4) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga

    mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji;

5) Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur me hyrjen në fuqi të këtij ligji;

6) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën

    75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Të gjithë subjektet përfituese  pjesë e listës për pagesën e këstit të shtatë të kategorisë parësore, duhet të dërgojnë, dorazi ose me postë, në Ministrinë e Financave dokumentet e parashikuara në aktet nënligjore, si më poshtë vijon:

Për kategorinë e parë parësore, ish të dënuarat politike gra, që jetojnë; për kategorine e dytë parësore, ish të dënuarit politikë, që jetojnë mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; për kategorinë e gjashtë parësore ish të dënuarit politikë që jetojnë që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:

  1. Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit;
  2. Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).

 

Për kategorinë e tretë parësorë ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:

  1. Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit;
  2. Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).
  • Vendimi i KMCAP, (KEMP-i epror), i cili vërteton humbjen e plotë të aftësisë për punë, origjinale. Vendimi duhet të jetë plotësuar saktë, me shkrim të lexueshëm, pa korrigjime, duhet të ketë të shkruar emrin/ mbiemrin e anëtarëve të KMCAP dhe nënshkrimin e tyre me vulën e komisionit.
  1. Epikrizë për sëmundje onkologjike, malinje dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuara nga: Qendra Shëndetësore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Universitar “Mbretëresha Geraldinë”, Spitali Universitar “Koço Glozheni” . Kjo epikrizë përgatitet nga mjeku që trajton të sëmurin, nënshkruhet me emrin dhe mbiemrin e mjekut kurues. Shefi i Shërbimit vërteton saktësinë e diagnozës dhe e nënshkruan këtë document dhe në fund, epikriza firmoset nga drejtuesi i institucionit shëndetësor me vulën përkatëse.

 

Për kategorinë e katërt parësorë ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha kanë pasardhës të radhës së pare në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë;

  1. Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit;
  2. Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).
  • Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur;
  1. Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur.

 

Për kategorinë e pestë parësorë ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligjit, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:

 

  1. Certifikatë vdekje e ish të dënuarit politikë;
  2. Certifikatë e trungut familjar të ish të dënuarit politikë, ku të përfshihen: fëmija/fëmijët e mitur;
  • Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të ish të dënuarit politikë që nuk jeton;
  1. Dëshmi trashëgimie për ish të dënuarit politikë, origjinale ose kopje e noterizuar.
  2. Vendim Gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna/babai i të miturit nuk jeton më;
  3. llogarie bankare në Lek, në emër të kujdestarit ligjor të të miturit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv);
  • Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të kujdestarit ligjor.

 

Kur ish i dënuari politik që jeton ose trashëgimtari ligjor, humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim gjykate i është përcaktuar kujdestari ligjor, në këto raste veprimet nga Ministria e Financave bëhen në emër të personit me këtë të drejtë. Kujdestari ligjor duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave: i). Vendimin e Gjykatës mbi kujdestarinë ligjore, origjinale,ose kopje e njësuar; ii). Numër Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kujdestarit ligjor; iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të kujdestarit ligjor; iv).Certifikatë personale të ish të dënuarit politik jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit.   

 Ish të dënuarit politik që jetojnë ose trashëgimtari ligjor, kanë të drejtë t’a delegojnë me prokurë të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiarë. Në këto raste veprimet nga Ministria e Financave kryhen në emër të personit me këtë të drejtë. Personi me këtë të drejtë, duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave: i). Prokurën e Posaçme, origjinale, bashkëlidhur duhet të ketë kopje të vlefshme të dokumentit të identitetit (kopje ID-je, Pasaporte) për çdo të përfaqësuar; ii). Numër Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të tij; iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të tij; iv). Certifikatë personale të ish të dënuarit politik jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit. (E.K/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”650″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: ekonomikesti i 7te pernjdekurit
Pas

Në Poloni qytetarët sfidojnë të ftohtin e acartë, pa pantallona në metro

Para

Ben Blushi: Si vidhet nafta e Shqipërisë! Ja arsyet përse humbim

Para
Ben Blushi: Si vidhet nafta e Shqipërisë! Ja arsyet përse humbim

Ben Blushi: Si vidhet nafta e Shqipërisë! Ja arsyet përse humbim

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD tërbohet me kryeministrat e Europës, që uruan Ramën: Duan ta kthejnë Shqipërinë në një vend fekalesh

Konfigurimi i parlamentit të ri, kush do të ulet në 140 karriget e Kuvendit

Përplasje mes vëzhguesve dhe numëruesve në Kashar, pezullohet numërimi(VIDEO)

“Fundi i karrierës time politike”, Edmond Spaho njofton largimin pas humbjes së PD

E rëndë në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

Gonxhja: Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, tregojnë se me programin tonë ja kemi dalë

Aksident i rëndë në Sarandë, ndërron jetë polici, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu

U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

“Shijojeni Tiranën, shpresoj që nesër të mos të ketë mot Londre”, batuta e Ramës: Nëse do të bjerë shi, fajin e keni ju

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.