02:21 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Pagesa për listat e PD-së”, pas deklaratës së Patozit një pyetje mundon gazetarin: Kush i ka dhënë dhe kush i ka marrë paratë?

23:19 | 20/07/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ironia e gazetarit me ditët e pushimit

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas deklaratës së deputetit Astrit Patozi, i cili i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, tha se kreu i PD-së Lulzim Basha ka shitur zgjedhjet e 25 qershorit.

“Kush i ka dhënë dhe kush i ka marrë paratë?”, është pyetja që e mundon gazetarin Tomorri, i cili duket se e beson që zgjedhjet janë shitur.

“Z. Patozi tha se jane bere pagesa per listen e deputeteve..!!! Kush i ka dhene dhe kush i ka marre parate..?! A eshte nje problem i ri apo i trasheguar ne PD kjo nese paska ndodhur..?!?! A jane pagesat nje histori e dyshimte ne mandatet e deputeteve te PD nder vite..?!?! Nese besojme legjendat jane shembur duke paguar..!! Dhe une besoj se po. Emrat..?Ky eshte problemi…”, shkruan Tomorri.

Kujtojmë se Patozi tha se në PD eksiston një opinion që Basha ka shitur zgjedhjet dhe ka patur pagesa për listat e PD-së, mirëpo ai nuk kishte prova për këtë.

“Që të them se unë nuk i kam dëgjuar këto, do ishte e padrejtë dhe do ishte e pandershme sepse ky është një opinion, për fat të keq që me marrjen në dorëzim të çelsave të kryetarit të Partisë Demokratike nga zoti Basha, qarkullojnë.

Pra ka një opinion të gjerë që e thonë. Po të kisha prova, sigurisht që unë do t’i thoja sot këtu, nuk i kam ato prova, por fakti që ka një opinion, e rëndon shumë fort pozitën e zotit Basha, i cili dhe pa këto akuza është prapë i rënduar sepse është rezultati që nuk të lejon. Pra rezultati është i tillë që edhe sikur këto akuza mos të ekzistonin është shumë vështirë për t’u trajtuar.

Por tani e shiti, e shiti Partinë Demokratike në këto zgjedhje është koncept pak më i gjerë se sa pagesat që mund të jenë bërë për kandidaturat të veçantinë listën Basha. Dhe unë kam dhënë një përgjigje në takimet e tona që kemi pasur në degën e Partisë Demokratike në rrethe, që unë vetë dua të jem i sinqertë se nuk e besoj që zoti Basha e ka shitur rezultatin, por zoti Basha jam shumë i sigurt që me dashje apo jo ka shitur interesat e Partisë Demokratike tek kundërshtari.

Në sensin që, për paaftësi por ndoshta dhe për qëllime të mbrapshta, i ka lënë kundërshtarit në dorë që të ketë interesa të Partisë Demokratike, por dhe Shqipërisë në tërësi.”, është shprehur Patozi. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Astrit Patoziklodian tomorri
Pas

Deputeti i LSI-së marton vëllain, nusen e marrin me helikopter dhe të shtëna armësh (VIDEO)

Para

Nuk pritej, në klipin e Coldplay shfaqen veshjet kombëtare shqiptare (VIDEO)

Para
Nuk pritej, në klipin e Coldplay shfaqen veshjet kombëtare shqiptare (VIDEO)

Nuk pritej, në klipin e Coldplay shfaqen veshjet kombëtare shqiptare (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.