04:29 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pagesat për aktoren e filmave porno, Presidenti Trump e pranon

18:59 | 03/05/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pagesat për aktoren e filmave porno, Presidenti Trump e pranon

Presidenti i SHBA, Donald Trump konfirmoi të enjten pagesën e një shume prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, pak para zgjedhjeve të vitit 2016 lidhur me akuzat rreth një çështje dhjetëvjeçare me të. Presidenti tha ndërkohë se pagesa nuk përfshinte fonde të fushatës.

Presidenti Trump pohoi se ka rimbursuar avokatin e tij personal, Michael Cohen, në formë pagesash mujore, pasi zoti Cohen kishte paguar aktoren e filmave për të rritur që ajo të mos fliste rreth pretendimeve se kishte kaluar një natë me zotin Trump në vitin 2006.

Sipas aktores Stormy Daniels, bëhej fjalë për një natë në një hotel të Nevadës, disa muaj pasi bashkëshortja e zotit Trump kishte lindur djalin e tyre.

Në një varg komentesh në Twitter, Presidenti shkruante sot se paratë e paguara për zotin Cohen ishin “jo nga fushata” dhe nuk kishin “fare lidhje me fushatën”.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/991992302267785216

Sipas presidentit Trump, marrëveshja e arritur me 39-vjeçaren Daniels për të mos folur rreth çështjes është “diçka shumë e zakonshme midis njerëzve të famshëm dhe të pasur”. Ai shtoi se kjo do të përdorej në arbitrazh për të kërkuar dëmshpërblim nga zonja Daniels, pasi javët e fundit ajo ka dhënë intervista në media.

Nga ana e saj, zonja Daniels ka thënë se marrëveshja nuk është e vlefshme sepse nuk është nënshkruar nga zoti Trump.

Një nga avokatët e zotit Trump, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, ishte i pari që zbuloi për mediat se zoti Trump e kishte rimbursuar avokatin e tij privat Cohen.

Zoti Giuliani tha gjithashtu sot se pagesa për zonjën Daniels që ajo të mos fliste erdhi në një moment delikat në fushatën e kandidatit Trump, pak para zgjedhjeve të 8 Nëntorit 2016 kundër rivales demokrate Hillary Clinton. “Cohen bëri punën e tij,” tha zoti Giuliani.

Konfirmimi i Presidentit Trump për rimbursimin e zotit Cohen bie në kundërshtim me komentet e bëra më parë prej tij në lidhje me pagesën.

Një muaj më parë, në një intervistë në avionin presidencial, ai mohoi të kishte dijeni për pagesën që Cohen kishte bërë për zonjën Daniels.

“Për këtë duhet të pyesni zotin Michael Cohen, ai është avokati im,” tha në akohë Presidenti Trump.’

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders iu shmang sot një pyetjeje lidhur me mospërputhjen mes pohimit të bërë nga presidenti në avion dhe deklarimeve të zotit Giuliani rreth pagesave të zotit Trump për avokatin e tij Cohen./VOA

Etiketa: donald trump
Pas

Surpriza e Klea Hutës dhe Elgit Dodës: Në pritje të… (FOTO)

Para

“Lu kërkoi arrestimin e tij?” “Mother Jones”, “dorëheqja e Tahirit”, përgjigjet Ilir Meta

Para
“Lu kërkoi arrestimin e tij?” “Mother Jones”, “dorëheqja e Tahirit”, përgjigjet Ilir Meta

“Lu kërkoi arrestimin e tij?” “Mother Jones”, “dorëheqja e Tahirit”, përgjigjet Ilir Meta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.