Pasi dha kontributin e tij për vogëlushen e sëmurë Reanta, në mënyrë që ajo të kryente transplantin aq të domosdoshëm për të në Itali, reperi i njohur “Noizy” shprehet se kurrë më parë nuk është ndier kaq i lumtur.
“Me forcën e zotit kontribuam së bashku me miqtë e mi nga Kosova. Dje isha njeriu më i lumtur gjatë gjithë karrierës sime, dje u ndjeva më i plotësuar se kurrë”, tha reperi me lot në sy.
Vogëlushja vetëm dy muajshe Reanta, prej ditësh vazhdonte të vuante në pritje të mbledhjes së fondeve për kurimin e saj.
Pas sigurimit të shumës së nevojshme për ndërhyrjen ishte reperi Rigels Rajku ai që zgjidhi edhe problemin e transportit të Reantës së vogël. Noizy pagoi shumën për transportin, me avion të posaçëm, plot 14 500 euro.
Tashmë të gjitha paratë janë siguruar, ndërsa vajza do të niset bashkë me dy prindërit e saj drejt Italisë, atje ku do të bëhet dhe transplanti.
Tani për pak orë, Reanta e cili lindi me një problem ne aparatin tretës, pritet të niset për në Romë, me shpresën se mjekët e specializuar italianë do t’i japin fund problemit të saj. (D.D/Shuplaka)