Ish-deputetja e PD Albana Vokshi i ka kërkuar ministres së Arsimit Besa Shahinit që t’ju japi pagën mësuesve, në postimin e saj në rrjetet sociale Vokshi shprehet se mijra mësues nuk i kanë marrë ende pagat edhe pse data është 8 qershor.
“Ata ushqejnë fëmijët, familjet me këtë pagë që në shumë raste s’mjafton as për të paguar faturat dyfishuara të energjisë elektrike, ujit etj.” shkruan ndër të tjera ish-deputetja.
Postimi i Albana Vokshit
Paguaji mësuesit #Besa!!
Sot është data 8 qershor.
Mijëra mësues nuk kanë marrë ende pagat.
Paguaji mesuesit Besa!
Ata ushqejnë fëmijët, familjet me këtë pagë që në shumë raste s’mjafton as për të paguar faturat dyfishuara të energjisë elektrike, ujit etj.
Ti edhe sivëllezërit e simotrat tuaja në qeveri nuk mund ta kuptoni dot realitetin e tyre.
Ju jeni fatkeqesia e tyre!
#PaguajMësuesit