09:38 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Paguajmë pak për shëndetësinë dhe jetojmë gjatë, si përllogariten shifrat

14:13 | 16/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga nesër të gjithë pensionistët përfitojnë shpërblim (DETAJET)

Sa më shumë një vend të shpenzojë për shëndetësinë, aq më shumë jetojnë njerëzit, por me sa duket Shtetet e  Bashkuara dhe Shqipëria e rrëzojnë këtë mit.

Sipas të dhënave nga OECD, Amerika ka shpenzimet më të larta për frymë në shëndetësi (9,982 dollarë), por renditen të 27-t për sa i përket jetëgjatësisë (78 vite e 9 muaj).

Nga të dhënat e përllogaritura nga Monitor, në Shqipëri shpenzimet për frymë në shëndetësi janë 614 dollarë (më të ulëtat në rajon), ndërsa jetëgjatësia është 78 vjet. Megjithëse, shpenzimet për frymë janë 16 herë më të larta në Amerikë, një amerikan pret që të jetojë vetëm 9 muaj më shumë se një shqiptar.

Edhe krahasuar me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, shqiptarët janë më jetëgjatë, ndërkohë që janë të fundit në rajon për shpenzimet. Serbët, të cilët sipas të dhënave të OBSH-së për të njëjtin vit shpenzojnë dyfishin e shqiptarëve, jetojnë afërsisht dy vite e gjysmë më pak.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shpenzimet për shëndetësinë zënë 17.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në Amerikë dhe vetëm 2.9%  të PBB-së në Shqipëri.

Më jetëgjatët në botë

Japonia është populli me jetëgjatë në botë sipas të dhënave nga OECD, ku një japonez pret që të jetojë 83 vite e 10 muaj. Më pas renditen zviceranët dhe spanjollët me 83 vite,  italianët me 82 vite e shtatë muaj, islandezët me 82 vite e gjysmë.

Megjithëse presin të jetojnë më gjatë se popujt e tjerë, japonezët renditen të 15-t për sa i përket shpenzimeve për frymë në shëndetësi (4,519$). Zviceranët renditen të dytët pas amerikanëve për shpenzimet më të larta për frymë (7,919$).

Krahasuar me vendet anëtare të OECD-së, e cila promovon politika për të përmirësuar mirëqenien, jetëgjatësia në Amerikë pritet të jetë 78.8 vite duke u renditur e 27-a. Sipas OECD-së, amerikanët janë ndër popujt më obezë, kryesojnë për sa i përket vdekjeve të lidhura me varësinë ndaj drogave, dhe renditen të 23-të për sa i përket përhapjes së sëmundjeve të diabetit.

Ndryshe nga një pjesë e vendeve të OECD-së, Shtetet e Bashkuara më së shumti mbështeten në sigurimet vullnetare për të financuar kostot e përkujdesit shëndetësor. Në krahasim, 10 vendet me jetëgjatësinë më të lartë mbështeten te kontributet vullnetare vetëm në 6% të kostove, ndërsa shpenzimet qeveritare mbulojnë më shumë se gjysma. /Monitor

Etiketa: sa paguajneshendeti
Pas

Si e dhunuan shefin e Kufirit në Triport, autorët kishin ndjekur lëvizjet e Cekës (FOTO)

Para

Mbahet në burg nën akuzën se ka përdhunuar mbesën, gjyshi: Inskenim që djali dhe nusja të më marrin shtëpinë

Para
Seks për 100-300 euro, si u kapën nga policia 3 durrsakët që prostituonin vajzat (VIDEO)

Mbahet në burg nën akuzën se ka përdhunuar mbesën, gjyshi: Inskenim që djali dhe nusja të më marrin shtëpinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nisja e sezonit veror, Rama: 36 qendra shëndetësore verore janë hapur në vend në shërbim të qytetarëve

A po lëkundet aleanca trepartiake? DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Demonstruesit pro-palestinezë në Vilnius i bëjnë thirrje Lituanisë të sanksionojë Izraelin

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.