10:09 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Paguani 5+5 euro, e mos bani zà! Të dashtun vllazën…

11:55 | 27/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ditari i Zhejit: Plani “sekret” i Ramës dhe Metës që nxorri jashtë politikës Nanon (PJESA II)

Nga Artur Zheji

“Të paguhet!” sepse shteti s’ka Leka!

Të pikëzohen ndryshe varfanjakët që marrin ndonjë grosh nga shteti për një çap buk me margarinë dhe ka nji gjys qepe, sepse shteti ska Leka me hudh n’koshin e pangopur të të mjerëve.
“Lekat na duhen për gjëra më të larta! Për zyra dhe palma, për llustër dhe vetura!” thotë qeverria e pashallarëve të kuq.

Kjo politika e shtrëngesave, rrëfen halle të mëdha të gropës së thellë financiare ku është zhytur administrata e Rama2.

Në të vërtetë historia e “Rrugës së Kombit” është e trishtë që në krye të herës dhe rrethohet me përfolje dhe abuzime të mëdha. Mirëpo, të gjithë jemi të bindur, sepo të mos ishte kokëkrisja e Berishës, ashtu si edhe paguam me vite 10 $ gjobë në aeroport, për këtë rrugë, kjo rrugë nuk do të ish hapur dhe rruga për në Prishtinë, do të kalonte nga Shkupi.

Shteti shqiptar, është në të vërtetë një shtet ku Buxheti i tij, është gjithmonë e më shumë biznes i miqve.
Do të paguhen mbi 50 ml euro për inceneratorët, nga dorë e shtetit, ku biznesmenët do të jenë thjesht menaxherë dhe përfituesit e mëdhenj, të parasë shtetërore, ku zarfet e rënda për shpikësit e skemës, janë depozituar tashmë, që mos i hëngshin! Ata dhe kurvat e shtrenjta që ua ledhatojnë hallatet e fishkura…
E njejta formulë me shërbimet shëndetësore. Shteti, ose më saktë qeveria Rama & Co, nënshkruan çekun, çeku thyhet ne Bankë dhe menxherët e shëndetit publik, të parapaguar, ofrojnë check-up apo shërbime të tjera të kësaj natyre… të tjera dhjetëra e qindra miliona euro shterpe, që mbushin xhepa privatësh për shërbime shëndetësore, shpesh herë imagjinare…

Kryeministri është tallur me arkën e shtetit, ndërsa ministrat rreth tij, bëjnë garë se kush e kush të shpikë mekanizma shushunjë, për të grabitur me mjeshtëri Lekat e taksapaguesit.
Prandaj dhe vrasin 5+ 5 eurot që duhen paguar në Rrugën e ashtuquajtur të Kombit, sepse mundej fare mirë që të paguhej nga shteti mirëmbajtja, të paktën në masën 50%, për ta patur Kombin, përtej hipokrizisë, sa më të bashkuar dhe sa më afër njeri tjetrit. Sepse e paguam njëherë shumë shumë shtrenjtë këtë rrugë të bekuar apo jo?…

Eurot që do paguajmë sot e tutje, nuk do të ishin të tepërta, nëse do të kishim një qeverisje dorështrënguar dhe dorëkontrolluar, dhe jo një qeverisje të zhytur në harxhime maramendëse dhe arrogante, qoftë edhe për kapriçio estetike të kryeshefit…

E pra: Paguani 5 + 5 euro, e mos bani zà! Të dashtun vllazën… në fund të fundit Kombi vlen më shumë se 10 euro, ndonëse kjo, është më shumë një gjobë se sa një taksë…

 

Etiketa: artur zheji
Pas

Shfryhet çështja, Krimet e Rënda ja kalojnë kapjen e kokainës Durrësit

Para

Ajola ndryshon zanat, merrni vesh me se po merret zonja e parë e qytetit

Para
Ajola ndryshon zanat, merrni vesh me se po merret zonja e parë e qytetit

Ajola ndryshon zanat, merrni vesh me se po merret zonja e parë e qytetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Java e dytë e përplasjes Izrael-Iran, Europa shton përpjekjet për zgjidhje diplomatike

Detaje nga ngjarja në Fushë-Krujë, në drejtim të lokalit u qëllua me 15 plumba kallashnikovi

Tiranë/ Akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture, arrestohet 39-vjeçari

Rrëshen/ Dhunë psikologjike ndaj të atit, arrestohet 60-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Fushë Krujë, autori ende i pa identifikuar

Durrës/ Vila me qira kthehet në ambient prostitucioni – 4 shtetase kineze në pranga, një angleze shpallet në kërkim

Lideri Suprem i Iranit me mesazh të ashpër: “Izraeli po ndëshkohet – kjo është vetëm përgjigjja më e vogël ndaj krimeve të tij”

Sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve

Ushtarët izraelitë bëjnë selfie pranë vendit ku ra raketa iraniane, reagime të shumta në rrjete sociale

Sulm masiv në Ukrainë, 14 të plagosur përfshirë tre zjarrfikës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.