Tre persona janë arrestuar pas një operacioni të Policisë së Tiranës, të koduar “Euro”. Tre të rinjtë, Kliton Nanushi, Juljan Mehmeti dhe Kleart Kalemi akuzohen se për rreth 2 muaj bënin pagesa në dyqane e pika karburantesh me monedha euro të falsifikuara.
Madje në momentin e arrestimit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 500 euro.
DETAJET E POLICISË:
Më datë 06.06.2017, Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik dhe Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “EURO”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– Kliton Nanushi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni
– Juljan Mehmeti, 27 vjeç, banues në Përmet.
– Kleart Kalemi, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vjedhje.
Këta shtetas dyshohen se përreth dy muaj, në dyqane të ndryshme, pika karburanti dhe lokale në Qytetin e Tiranës dhe të Durrësit, bënin pagesa me kartmonedha të prerjeve 50 euro të dyshuara të fallsifikuara.
Në mometin e arrestimit këtyre shtetasve, u janë gjetur me vete 500 Euro, të dyshura të fallsifikuara.
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar:
– Një armë e ftohtë thikë me palosje me mbishkrimet Stainless
– Tre aparate telefonike të markave të ndryshme
– 10 kartmonedha me prerje 50 Euro
– 3 kartmonedha me prerje 5000 Lekë
– 2 kartmonedha me prerje 1000 Lekë
– 2 karta sim
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Fallsifikim i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 183-25 dhe 279 të Kodit Penal.