Një projekt i tillë e ka prezantuar dy vite më parë StoreDot nga Izraeli, ku prezantoi FlashBattery këtë projekt të ri në panairin e Las Vegas-it i cili karikon një smartphone brenda 5 minutave. Teknologjia e ka treguar se kjo është e mundur kur në StoreDot izraeliti demonstroi se ka nje Flash bateri, shkruan BBC.
Drejtori ekzekutiv Doron Myersdroft ka treguar se prodhimi i kësaj baterie do të nis në fillim të vitit 2018. Ai tha për BBC se prodhimi pritet të fillojë vitin e ardhshëm, por nuk ka bërë të ditur se cilët prodhues janë paraqitur për përdorimin e kësaj teknologjie. Po kështu analisti për teknologji, Ben Wood ka thënë se ka dyshime nësë diçka e tillë mund të arrihet. (S.Sh/Shuplaka)