Një person që dyshohet të jetë shtetas grek është ndaluar paraditen e sotme në aeroportin e Rinasit. Gjatë kontrollit të bërë atij i është gjetur një paisje e cila dyshohet të jetë përgjimi.
Pajisja eshte e ngjashme me atë që iu gjet shtetasit izreaelit pak kohe me pare.
Sipas burimeve të para të policisë, mësohet se është ndaluar Iraklis Dragounis 52-vjeç, i cili banon në Greqi, dhe ka detyrë inxhinier ndërtimi.
Kujtojmë se izraeliti u la i lirë nga drejtësia shqiptare. Po ashtu vlen të theksojmë se izraeliti u përfol se kishte mbërritur në Tiranë me kërkesë të deputetit Tom Doshi i cili dyshonte se përgjohej në bizneset e tij. (E.K/SHUPLAKA)