20:24 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Paja: Bëni filma më të mirë dhe unë bashkohem të ndalojmë tanët, më vonë do kërkohet që të mos lexohet Kadare dhe Agolli

10:43 | 17/03/2017
në Aktualitet, Kulturë, Te Gjitha
0
Paja: Bëni filma më të mirë dhe unë bashkohem të ndalojmë tanët, më vonë do kërkohet që të mos lexohet Kadare dhe Agolli

Debatit për transmetimin e filmave të komunizmit i është bashkuar dje edhe aktori i madh shqiptar Luftar Paja.

Ai shprehet se ata që kërkojnë të sulmojnë kinematografinë nëprmejt ndalimit të këtyre filmave si dhe të shkatërrojnë historinë. Ai ka vijuar më tej duke thënë se këta që kërkojnë që të mos transmetohen filmat do kërkojnë nesër pasnesër që të mos lexohen as veprat e Agollit dhe Kadaresë.

“Pas vitit 1990 ky sulm ndaj kinematografisë është më i turpshmi që kam parë dhe dëgjuar. Pse e them këtë? Nuk sulmohen vetëm artistët që bënë atë art të madh e të papërsëritshëm, por sulmohen dhe fyhen në mënyrë të paimagjinueshme të gjithë qytetarët e këtij vendi që janë edukuar me ata filma dhe vazhdojnë t’i pëlqejnë ata. Këta që sulmojnë kinematografinë janë njëkohësisht rrënues të historisë. Historia kë etapat e veta që nuk mund të zhbëhen.

Këta thonë të bllokohen filmat. Po me veprat e Ismail Kadaresë e të Dritëro Agollit çfarë do të bëhet? Prite kur të dalin ndonjë ditë këta myteberë që të ndalohen të gjithë autorët e kohës së realizmit socialist, pavarësisht se pa ata nuk mund të imagjinohet historia e kulturës sonë kombëtare.

 Më ka pëlqyer qëndrimi i Pëllumb Kullës në lidhje me krijimtarinë e tij të kohës së diktaturës. Nuk u heq asnjë presje atyre që kam krijuar, tha Pëllumbi, pavarësisht se shumica e krijimtarisë së tij është e mbushur me ballistë e komunistë. Po kështu ka deklaruar edhe i madhi Dritëro Agolli kur ishte gjallë dhe nuk i ndryshoi veprat e tij.

 Kështu është sjellë me krijimtarinë e tij gjigante Ismail Kadareja e të gjithë autorët seriozë të letërsisë dhe kulturës sonë kombëtare.

Por le të shtrojmë një pyetje të thjeshtë: Kush janë këta që e ngrenë këtë çështje? Janë ca anonimë që nuk i njeh kurrkush. Ata kërkojnë të na bëjnë anonimë.

Unë Luftar Paja u them: Bëni ca filma më të mirë nga ata që kemi bërë ne dikur dhe unë do bashkohem me ju t’i ndalojmë filmat që doni ju”, thotë aktori i njohur për gazetën Dita.

Ndërsa Pirro Milkani shprehet:

“Mua nuk më tremb debati që është hapur nëse duhen ndaluar apo jo filmat që janë realizuar në kohën e diktaturës. Ata janë pjesë e historisë dhe nuk besoj se do të arrihet ndonjëherë të ndalohen. Gjurma që ata kanë lënë është e pashlyeshme dhe jetojmë në një kohë të konkurrencës së vlerave. Unë mendoj se vlerat që janë krijuar në atë kohë janë të paarritshme deri më tani.

Ajo që dua të theksoj është se filmat që dikur i nënshtroheshin censurës së ideologjisë komuniste, pesë dekada më vonë përballë një tjetër “censure” tanimë një ideologji që kundërshton atë të shekullit të shkuar.

Absolutisht, do të isha dakord me z.Tufa sikur vërtetë këta filma të çonin ujë në mullirin e nostalgjisë së komunizmit. Nuk e kuptoj, ajo epokë, për mua, në totalin e vet (natyrisht nostalgjikë do të ketë), ka marrë fund – ata shihen për diçka tjetër: si kanë jetuar, çfarë raportesh ka pasur, si ndërtoheshin dialogët, etj. Pra, në tërësinë e vet, me përgjegjësi e quaj filmin shqiptar të çfarëdolloj kategorie në mënyrë absolute, pasuri kombëtare.

Filmi është një pasuri kolektive e të heqësh të drejtën një filmi, u heq të drejtën shumë krijuesve. Ne në ato filma kemi 300 muzikë simfonike filmi, me motivet më të mira shqiptare nga Limoz Dizdari, Feim Ibrahimi. Filmi është padyshim një kulturë e pazëvendësueshme. Është kulturë, por nuk është e dëmshme.

Nuk është Z.Tufa vetëm, është Fatos Lubonja, është Mark Marku që flasin, ose Alfred Lela. Ne i kemi lënë në heshtje, nuk i kemi kundërshtuar, është e drejta e tyre ta mendojnë këtë gjë, por ata e kanë shumë të thjeshtë, vetë ata ose familjarët e tyre mund ta mbyllin kanalin”, është shprehur Paja për gazetën ‘’DITA’’. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: filmat e periudhes se komunizmitluftar pajandalimireagimi
Pas

Rozana Radi tanimë dhe biznesmene, hap “Rose”-n e saj (FOTOT)

Para

“Nuk është turp të falësh nënën”

Para
“Nuk është turp të falësh nënën”

“Nuk është turp të falësh nënën”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

Gjykata franceze anulon urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad

Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Rikthejmë hapësirat për pushuesit, garantojmë akses të barabartë dhe kushte dinjitoze

Lejet e ndërtimit në brezin bregdetar dhe jashtë tij do të miratohen nga KKT

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.