03:37 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pajiset me leje për prerjen e druve, gjobitet për leje transporti

21:55 | 11/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pajiset me leje për prerjen e druve, gjobitet për leje transporti

Drilon Bera, nga Hasi tregon, se i është drejtuar emisionit “Stop”, sepse në vitin 2018 mori leje për të prerë dru te Drejtoria e Shërbimit Pyjor Has. Por ndërsa bënte dru në Helshan, Inspektorët e Inspektoriatit të Mjedisit, dega Kukës e gjobisin me 1 milionë e 500 mijë Lekë, për mungesë të lejes së transportit.Driloni shpjegon, se para se të priste dru, inspektori Fatmir Meshi i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, i tha, se me këtë leje do të ishte në rregull dhe pas gjobës i shpjeguan, se masa ndëshkimore do të hiqej.

Por pas një viti, përballet me një shkresë nga një përmbarues, ku del debitor ndaj Inspektoriatit të Pyjeve Kukës, me 1 milionë e 500 mijë lekë.

Drilon Bera: Kam ardhur tek drejtoria Pyjore Has për të marrë një faturë për të shkuar për të bërë dru në Has. Për këtë kam paguar 20 mijë Lekë dhe më thanë je në rregull. Ika për të bërë dru në Helshan dhe më ndali Inspektorati i Kukësit, duke më thënë se nuk isha në rregull më dokumentin, pasi nuk kisha leje për transportin dhe më gjobit me gjobë 1 milion e 500 mijë Lekë të vjetra. Erdha tek Drejtoria e Shërbimit Pyjor dhe më thanë se do ma heqin gjobën. Pas një viti  më vjen një gjobë prej gjykate. Nuk ishe në dijeni të vendimit të Gjykatë. Nuk e dija për lejnë e transporti, unë kam marrë vetëm një leje të thjeshtë, pasi unë jam qytetar i thjeshtë. Sot e kam marrë gjobën unë, nesër e merr një njëri tjetër.

Nëpërmjet kameras së fshehtë të “Stop”, qytetari Drilon Bera takon drejtorin e Shërbimit Pyjor Has, Selim Lishaj i cili i thotë që këtë gjobë e ka vënë Inspektoriati gabimisht. Por, sipas drejtorit, gjoba mund të shmanget e për 4 vjet hiqet nga sistemi. Në komunikimin me gazetaren, drejtori pranon gabimin, duke thënë, se gjoba do të paguhet nga shërbimi pyjor i Hasit.

Inspektori Fatmir Meshi-Jo vetëm ai qytetar, por të gjithë qytetarët janë në dijeni. A e kupton?

Inspektori Fatmir Meshi-Po e dinin moj, e dinin.

Inspektori Fatmir Meshi-Nuk është faji im! Nuk është faji im!

Inspektori Fatmir Meshi-Po, jo, jo!

Inspektori Fatmir Meshi-Shkoni tek Drejtoria, t’ju sqarojë më mirë ju!

Drejtori Selim Lishaj-Sali Sallaci, ai është kryeinspektori. Se s’të kam gjobit unë! Fatmiri(Inspektori i Shërbimit Pyjor) i lëshu dokumentat.

Qytetari Cfarë dokumentash? Nuk pi ujë tha, ky dokument!

Drejtori Selim Lishaj-Po mirë ore, hajde shkojmë tek pyjorja, për ta verifikuar pi, apo s’pi ujë!

Qytetari Nuk është e vlefshme,- më thanë mua ato!

Drejtori Selim Lishaj-A s’është e vlefshme, a është e vlefshme, hajde shkojmë tek pyjorja, ballafaqohen me ne, a është e vlefshme, a s’është e vlefshme, dokumentat, që kemi lëshu ne.

Qytetari Qysh ne më pagu tash 1 milionë e gjysëm?!

Drejtori Selim Lishaj-Tashi o Drilon, tashi asht mas, mas…800 mijë t’u ka ba kjo gjoba. Rreth 3 milionë do të thotë, t’i kishin gjobit.

Qytetari Mandej, cfarë bahet?

Drejtori Selim Lishaj-Asisend! Llogaritë bankare këtij djalit, jo në bankë, se s’kanë, ca i ban asnjë ma. Për 4 vjet kjo gjobë hiqet! Del nga sistemi, por llogaritë, po të gjetën llogaritë bankare, të këtija në bankë…

Qytetari Po ku ka llogari ai!

Drejtori Selim Lishaj-Po mirë o, po të gjetën llogari bankare, ta pezullojnë! Unë s’kam gja në dorë! Ju përshëndes!

Qytetari 1-Shnet!

Drejtori Selim Lishaj-Ja kalofshit mirë!/tvklan.al

Pas

Kandaja shkon drejt zgjedhjeve të përgjithshme, Justin Trudeau në pozita jo të favorshme

Para

Kapen 20 kg drogë në Korfuz, në pranga 29-vjeçari shqiptar

Para
Kapen 20 kg drogë në Korfuz, në pranga 29-vjeçari shqiptar

Kapen 20 kg drogë në Korfuz, në pranga 29-vjeçari shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.