Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme një grup fëmijësh në zonën e Bizës për prindërit e të cilëve shprehet se kërkojnë një kopsht të ri.
Duke adresuar në njëfarë mënyrëe edhe një thirrje ndaj bashkisë së kryeqytetit duke u shprehur se beson që me pak dashuri në veprim do ta kenë.
Presidenti vijon më tej në shënimin e tij në rrjetet socialse duke thënë se fëmijët e Bizës nuk janë të vetmit të cilët kanë këtë kërkesë.
“Fëmijët e Bizës dhe prindërit e tyre kërkojnë një kopsht të ri. Unë besoj se me pak dashuri në veprim do ta kenë.
Por ata nuk janë të vetmit të cilët kanë këtë kërkesë. Ndaj na duhet shumë dashuri në veprim, që këto zona të mrekullueshme të mos shpopullohen më”, shprehet Meta.
Ai ka marrë pjesë në meshën e mbajtur në Bizë (Ishëm) nga Padre Serxhio, për Shën Nënë Terezën.
(F.GJ/FAXWEB.AL)