20:07 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Pak ditë më parë kishin bërë celebrimin, kush është 20-vjeçarja që humbi jetën dje në Elbasan (FOTO DHE DETAJET)

08:22 | 20/02/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Pak ditë më parë kishin bërë celebrimin, kush është 20-vjeçarja që humbi jetën dje në Elbasan (FOTO DHE DETAJET)

Të ndërpresësh jetën ende pa e nisur mirë. Ky është rasti i Kamela Hamitit. Ende pa i bërë të 20-tat ajo vdiq në një aksident rrugor. Ajo kishte pak kohë që kishte nisur jetën së bashku edhe me të fejuarin e saj që para pak ditësh kishte bërë edhe celebrimin.

Të dielën pasdite dy të rinjtë e dashuruar, pasi kishin kaluar një natë në shtëpinë e djalit në fshatin Thanë, ishin nisur drejt shtëpisë së vajzës. Rrugës, një automjet tip “Ford” i drejtuar nga N.H., 58 vjeç, u përplas me automjetin “Volkswagen”, që drejtohej nga i fejuari i vajzës.

Përplasja ishte aq e fortë sa rezultoi fatale për Kamelën, e cila ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin rajonal të Elbasanit. Nga përplasja kokë më kokë e dy automjeteve, përveç 19-vjeçares që humbi jetën, mbetën të plagosur dy drejtuesit, si dhe një person i tretë që ndodhej në makinën tip “Ford”.

Mësohet se i fejuari i saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas Policisë, në aksident u përfshinë dy mjete, një tip “Volkswagen”, me targë AA 015 MR, drejtuar nga shtetasi Sardi Hoxha, 23 vjeç, dhe një tjetër tip “Ford”, me targë AA 123 BE, drejtuar nga shtetasi N.H., 58 vjeç banues në Cërrik.

Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri i automjetit tip “Ford”, L.H., 62 vjeç, mbetën të plagosur, kurse Kamela Hamiti, 19 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, ndërroi jetë vetëm pak minuta pas aksidentit gjatë transportimit për në spitalin rajonal të Elbasanit.

Nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit mësohet paraprakisht se shkak i përplasjes dyshohet se ka qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte mjeti tip “Ford”.

Kamela ishte vajza e vetme e familjes Hamiti nga qyteti i Cërrikut dhe kishte rreth tre muaj që ishte fejuar me Sardi Hoxhën. Ata ishin njohur bashkë prej më shumë se një viti dhe para tre muajsh kishin bërë të ditur për familjet përkatëse lidhjen e tyre të dashurisë.

Në fundjavë Sardi kishte shkuar në Cërrik dhe kishte marrë të fejuarën në banesën e tij. Të dielën në drekë ai sërish po e çonte për në Cërrik, por që fatkeqësisht Kamela nuk shkoi më e gjallë, për shkak të aksidentit fatal që i mori jetën në lule të rinisë.

Dyshohet se ajo ishte edhe shtatzënë, pasi sipas fqinjëve të Sardit kjo ka qenë edhe arsyeja pse se vetëm para tri ditësh ata kishin bërë edhe celebrimin. (E.K/SHUPLAKA)

Kamela Haliti
Etiketa: aksidentKamela Haliti
Pas

Pas dorëheqjes si kryeministër, Renzi jep dorëheqjen dhe si kreu i PD

Para

Provimi i kualifikimit të mësuesve më 15 prill, si do kryhet testimi dhe kushtet e vlerësimit

Para
Provimi i kualifikimit të mësuesve më 15 prill, si do kryhet testimi dhe kushtet e vlerësimit

Provimi i kualifikimit të mësuesve më 15 prill, si do kryhet testimi dhe kushtet e vlerësimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm nga i nxehti në Itali, një grua humb jetën, turistja humb ndjenjat në Duomo

Ilir Meta reagon ndaj lajmeve për karta bankare: Mashtrime të fabrikuara nga SPAK dhe mediat e qeverisë

Sot nisën pensionet me Italinë, Rama: Do të sjellë lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë dhe italianë

Zjarre në disa bashki të vendit, kërkohet ndërhyrje emergjente me forca shtesë dhe mjete nga ajri

Itali/ U përpoqën të hidhnin kokainën në pusetën e ujërave të zeza për t’i shpëtuar karabinierëve, arrestohen 2 shqiptarët

Paketa gjigante e shkurtimit të taksave dhe shpenzimeve/ Republikanët e Senatit miratojnë mes përplasjeve projektligjin

Edi Rama viziton Çarshinë e Vjetër në Shkup

Turqia hyn në Evropë, përfundon blerjen e Piaggio Aerospace italiane

Korçë/ Dy aksidente njëri pas tjetrit, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

E dashuruar me Vlorën, vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.