Moderatori i njohur Labinot Gashi dhe e fejuara e tij Qëndresa do të kurorzojnë dashurinë e tyre në 15 tetor në Prizren.
I ftuar pasditen e sotme tek emisioni “Rudina”, Labi ka treguar sfidat si dhe njohjen me Qëndresën, po ashtu ai tha se ajo është e vetmja që e kupton dhe se për të është si një dorë e djathtë shumë e mirë .
“E kam njeriun e duhur, e di që kam njeriun e duhur. Unë e kam thënë, mbi të gjitha, është njeriu që më kupton, e kupton çdo dalje timen. Pavërësisht se unë mund të jem pjesë e koncerteve, programeve televizive, e club-eve, ajo gjithmonë më ka kuptuar. Sot, përfitoj nga rasti t’i them faleminderit që më ka kuptuar prej fillimit dhe është një dorë e djathtë shumë e mirë e imja”, tha Labi
Ndërkohë nga ana tjetër nuk mungoi as videomesazhi i Qënderës. Përmes një letre ajo ka zgjedhur t’i shpreh moderatorit dashurinë e saj.
“Bota është ë vogël për të mbuluar krejt emocionet që i kam në shpirt, por edhe universi me duket I vogël.
Sot jam e lumtur si askush në këtë botë .
Ti je arsyeja që unë zgjohem me buzëqeshje çfo mëngjes, ti je dielli mbi qiellin tim, ti je lumi që rrjedh në shpirtin tim, ti je ajri që marrë çdo ditë.
Jo gjithnjë jeta është përplot lule, mirëoi përkundër sfidave që kaluam dashuria që kemi ndaj njëri-tjerit na solli sot këtu!
Së shpejti tërë këtë dashuri që kemi do ta kurorzojmë në ditën tonë të veçantë, atë të martesës.
Qysh tani jam e emocionuar që do të fillojmë një jetë të re.
E nesërmja do të jetë ë mrekullueshme.
E lumtur që do të jem krah teje gjatë gjithë jetës “, shkruan Qëndresa në letrën e saj. (S.SH/Shuplaka)