Vetëm pak ditë para vrasjes ëë liderit të SPD-së Oliver Ivanoviç, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kishte paralajmëruar për trazira shtetasit amerikanë që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.
Në njoftim theksohet frika nga terrorizmi, ndërsa këshillohej që qytetarët amerikanë të tregonin kujdes dhe të rishikonin udhëtimet e tyre drejt pjesës veriore të Kosovës.
“Grupe terroriste vazhdojmë të komplotojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshi Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë pa paralajmërim, të shënjestrojnë vendet e frekuentuara nga turistët, qendrat kryesore të transportit, qendrat tregtare, godinat e qeverisjes lokale, hotelet, klubet, restorantet, vendet e shenjta, parqet, eventet madhore sportive apo kulturore, institucionet e edukimit, aeroportet dhe vende të tjera publike”, thuhej në paralajmërimin e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit më 10 janar. “Edhe pse trazirat e fundit kanë qenë të motivuara politikisht dhe nuk kanë përfshirë turistët apo pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar, kalimtarë të rastit mund të dëmtohen nëse nisin aktet e dhunshme. Qeveria amerikane ka kapacitete të kufizuara të ofrojë shërbime emergjence për shtetasit amerikanë në veri të Kosovës, pasi udhëtimi i punonjësve qeveritarë amerikanë në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan është i ndaluar”, thuhej njoftim. (B.H/Faxweb)