Drejtoresha e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Alketa Hila, është shkarkuar nga detyra.
Në fakt ajo ka qenë zëvendës drejtore por para pak ditësh u vendos në këtë detyrë, pas shkarkimit të ish-drejtorit të Fondit.
Në vend të Hilës është emëruar një tjetër brenda ditës, ai është Eduard Ahmeti, i cili më parë mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Hila është shkarkuar nga detyra me arsyetimin se nuk mund ta drejtonte institucionin në fjalë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post