20:25 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pak ditë pasi erdhi për pushime, burri vret në mënyrë makabre gruan e tij në Prizren

10:31 | 07/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
PAMJE SHOKUESE/ Mundohet të largohet me vrap por nuk ia del, polici qëllon për vdekje 25-vjeçarin (FOTO-VIDEO)

Foto ilustrim

A.V., 42 vjeçe, u vra në mënyrë tragjike të martën në mbrëmje. I dyshuari kryesor për këtë rast po besohet të jetë burri i saj B.V., i cili sipas policisë, është i lindur në vitin 1958, që i bie t’i ketë 61 vjet. Sipas informacioneve që Gazeta Express ka siguruar brenda organeve të hetuesisë kosovare, çifti kishte ditë që nga Zvicra kishte ardhur për pushime në Kosovë.

Por një zënkë e tyre bëri që 61-vjeçari të shkrepë me armë zjarri plumbat e së cilës dyshohet se ia morën jetën në vendin e ngjarjes 42-vjeçares, A.V., mbrëmë pas orës 23:00 në lagjen “Hysni Morina” të Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti 15 gëzhoja të cilat u shkrepën nga revolja me të cilën dyshohet të ketë ndodhur e gjithë ngjarja e rëndë.

E gjithë ngjarja u pa nga një kalimtar rasti i cili është i vetmi dëshmitar i kësaj ngjarjeje të rënë. Ai pritet që të intervistohet nga zyrtarë të policisë së Kosovës sot gjatë ditës.

“Pas intervenimit nga policia dhe emergjenca e Prizrenit të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes është konstatuar për lëndimin e një viktime femër për të cilën mjeku ka konstatuar vdekjen si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit”, kanë zyrtarë nga Policia e Kosovës.

Ekipet policore të hetimeve dhe Krim-teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën, si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Me vendim të prokurorit, është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm, si dhe 42 fishekë të kësaj arme. Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshuari ka kryer veprën penale të “vrasjes së rëndë”. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshortë.

Në këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orësh personi i dyshimtë B.V., i lindur në vitin 1958.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Me rastin po merren njësitë e hetimeve rajonale në Prizren./Express

Etiketa: burri vret gruanprizren
Pas

Xhami nxjerr zbuluar Arbanën dhe të dashurin e ri, Grishaj pranon hapur fiksimin e moderatores

Para

Misteri/ Zhduket një tjetër shkencëtare në Greqi, letra që i la të dashurit para se të largohej

Para
Misteri/ Zhduket një tjetër shkencëtare në Greqi, letra që i la të dashurit para se të largohej

Misteri/ Zhduket një tjetër shkencëtare në Greqi, letra që i la të dashurit para se të largohej

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

Sulm i drejtpërdrejtë ndaj SHBA/ Irani godet bazën amerikane në Katar me raketa

Mbi 24 mijë rroba të falsifikuara bllokohen në Kukës, logot e markave sportive nën hetim

Alarm në zonat rurale të Lushnjës/ Rekord zjarresh, mendohet për djegiet e qëllimshme

Rrezik sulmi ndaj bazës amerikane në Katar, Irani vë në shënjestër Al-Udeid

Pezullohen fluturimet drejt Tel Avivit, Air France: Nuk udhëtojmë deri më 14 korrik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.