12:35 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pak javë para Italisë, De Biazi vëzhgon lojtarët. I pakënaqur nga forma e tyre

17:38 | 06/02/2017
në Sport, Te Gjitha
0
De Biazi: Shqipëria nuk është në nivel të Sampdorias, por “kurrë mos thuaj kurrë” (VIDEO)

Pas një turneu vizitash nëpër Itali, Gjermani dhe Zvicër për të ndjekur lojtarët e kombëtares, trajneri Gianni De Biasi nuk është shumë i kënaqur nga ajo çfarë ka vënë re, shkruan ‘’TCH’’. Skuadra kombëtare do të rinis ndeshjet eleminatore për Botërorin e ardhshëm gjatë muajit mars në përballjen me Italinë.

“I takova disa lojtarë. I fundit ishte Sadiku, që e pashë në ndeshjen e fundit, e që për fat të keq u mund 4-0. Ai vet ishte mirë, megjithatë kemi të njëjtin problem. Kohët e fundit lojtarët tanë nuk po luajnë shumë. I referohem këtu Ajetit, i cili dje luajti 90 minuta, apo Veselit që nuk u aktivizua. Situatë që nuk na ndihmon për të pasur një gjendje të mirë të ekipit për ndeshjen e marsit”, tha Gianni De Biasi, trajner i kombëtares së Shqipërisë.

Mes takimeve, ai me më shumë jehonë ka qenë vizita në Hamburg, te Mavraj. Mbrojtësi kuqezi, prej kohësh ka shfaqur një hatërmbetje për çështjen e shiritit të kapitenit, por sipas De Biasit, kurrsesi nuk ka ndonjë vendim për mosgrumbullim apo largim.

“Është një budallallëk që ka dalë nga mediet. Mavraj është i përfshirë në programin tonë të kombëtares. Ai na vlerëson shumë, i pëlqen gjithashtu që të jetë kapiteni, por për hierarki moshe dhe numër ndeshjesh, Agolli ka më shumë eksperiencë. Kur Agolli ta lërë futbollin dhe nëse Mavraj do të sillet mirë, do të jetë kapiten”, tha Gianni De Biasi.

Vizita e radhës e trajnerit ka të bëjë me një ftesë të Ambasadës së Italisë, e cila do t’i dorëzojë De Biasit një nga titujt e nderit më të rëndësishëm të Republikës së Italisë.

“Është një titull nderi që e marr si italian që punoj jashtë vendit. Më vjen shumë mirë, sepse nuk është një titull nderi çfarëdo. Bëhet fjalë për titullin e ‘Kavalierit’ të Republikës së Italisë. Më vjen shumë mirë që, edhe pse jetoj jashtë vendit tim për arsye të profesionit, puna e bërë këtu më ka dhënë vlerësimin e duhur, jo vetëm mua, por të gjithë Shqipërisë”, tha në fund De Biasi.

Etiketa: De Biaziforma e lojtarevelojtaret
Pas

Vasili zgjedh Vlahutin për takimin e parë në krye të Drejtësisë, kyçi i bisedës Reforma në Drejtësi

Para

Me buzëqeshje në fytyrë Shkëlzen Berisha refuzon të bëjë betimin, ”e ka” me Ballën: Kryetar i dënuar për shpifje!

Para
Me buzëqeshje në fytyrë Shkëlzen Berisha refuzon të bëjë betimin, ”e ka” me Ballën: Kryetar i dënuar për shpifje!

Me buzëqeshje në fytyrë Shkëlzen Berisha refuzon të bëjë betimin, ''e ka'' me Ballën: Kryetar i dënuar për shpifje!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Balluku në forumin global të transportit dhe nderlidhjes

Aksident në Lungomare të Vlorës, plagoset motoçiklisti

Qeveria nis ndërtimin e shkollës “Met Hasa” në Durrës si pjesë e një programi kombëtar arsimor

Nga përplasja tregtare te marrëveshja: SHBA dhe Kina zbusin tensionet

Flakë në një shtëpi në Shëngjin, nuk dihen ende shkaqet

Zjarr në Maknor, digjen 4 rulota në pronësi të një 42-vjeçari

Tiranë: Arrestime, shpallje në kërkim dhe hetime për dhunë, drogë dhe mashtrim

Trump: Ushqimi në Gaza vidhet, vetëm SHBA po ndihmon

Në bashkëpunim me ENFAST dhe autoritetet italiane, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

SPAK përfundon hetimet për UBT: 28 të pandehur për tenderat e Universitetit Bujqësor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.