Aldi Mustafa ka rënë në prangat e policisë këtë pasdite në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Në momentin e arrestimit ai ishte në automjetin e tij, në të cilin iu gjend një armë zjarri pa leje. Së bashku me të në automjet, ishte dhe një person tjetër.
Kujtojmë se disa muaj më parë Aldi Mustafës iu bë një atentat në zonën e Shkozetit në Durrës, ku iu vu një sasi tritoli në makinë. Në atë kohë policia e Durrësit shoqëroi në komisariat 8 persona.
Për fat nga atentati nuk pati të lënduar pasi Mustafa kishte dalë nga makina disa momente para se të ndodhte shpërthimi.
Aldi Mustafa njihet si pjesëtar i grupit të “Rrumit të Shijakut”, personazh i njohur në botën e krimit.