06:11 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pak nga pak, si është kthyer Elseid Hysaj në njeriun kyç te skuadra e Napolit

07:58 | 13/02/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Probleme me frymëmarrjen, Elsid Hysaj mungon në stërvitje me Napolin

Pak nga pak ka surprizuar edhe më skeptikët e mundshëm. Elseid Hysaj është kthyer në njeriun kyç të krahut të djathtë të formacionit të Napolit.

Mbrojtësi i krahut është përmirësuar aq shumë, jo vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe në aspektin teknik, aq sa ka merituar edhe lavdërimet e Maurizio Sarrit në konferencën për shtyp pas fitores së napolitanëve përballë Lacios.

“Sektori i djathtë përbëhet nga djem të rritur shumë në aspektin e ndërhyrjeve të sakta dhe shpejtësisë së të menduarit. Po i japin gjithnjë e më shumë pastërti futbollit të luajtur, e s’kam çfarë të them tjetër veçse të konfirmoj se janë dy futbollistë që janë rritur shumë, e që japin përshtypjen se mund të përmirësohen ende”, thoshte Sarri.

Performancat e shkodranit të Kombëtares kuqezi kanë tërhequr edhe vëmendjen e interesimin e klubeve më të mëdha europiane, prej kohësh tashmë, por gjithçka do të varet nga qëndrimi i Sarrit në pankinën e të kaltërve.

Pikërisht këtë zbuloi pak ditë më parë edhe agjenti i tij, Mario Giuffredi, kur foli për radion “CRC”.

“Merkatoja e Napolit do të varet nga qëndrimi ose jo i Sarrit në pankinë. Për momentin, besoj se të gjithë mendojnë vetëm fitimin e titullit kampion në Serie A”, konfirmonte agjenti.

E për Hysajn kjo bëhet më specifike, duke ditur se ai e njeh trajnerin toskan që prej kohës kur luante me Empolin, kur talenti i ri shkodran hidhej për herë të parë në formacion nga Sarri.

I lindur në vitin 1994, anësori shqiptar është i çmuar si në fazën mbrojtëse, por gjatë muajve të fundit ka bërë shumë edhe në fazën sulmuese, duke formuar së bashku me Allan dhe Callejon një trinom të niveleve të larta.

Merkatoja verore e futbollit është ende larg, objektivi aktual është fitorja e titullit aq shumë të lakmuar nga Napoli, por me një Hysaj në një formë të tillë, gjithçka është më e realizueshme./Top Channel

Etiketa: Elseid Hysajhysajsport
Pas

Merkel në shilarëse, Trump ca më keq. Parodia me liderët botërorë (FOTOGALERI)

Para

Në ‘Eurovizion’ mund të jenë katër shqiptarë, listës pritet t’i shtohet këngëtari i njohur

Para
Në ‘Eurovizion’ mund të jenë katër shqiptarë, listës pritet t’i shtohet këngëtari i njohur

Në 'Eurovizion' mund të jenë katër shqiptarë, listës pritet t'i shtohet këngëtari i njohur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.