02:21 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pak para protestës, Basha shkon për ngushëllim në familjen e majorit Tanushi. Kush e shoqëronte

16:22 | 11/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pak para protestës, Basha shkon për ngushëllim në familjen e majorit Tanushi. Kush e shoqëronte

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka qenë për ngushëllim mesditën e sotme tek familja e majorit Klodian Tanushi, i cili u nda nga jeta mbrëmë, 5 ditë pasi u plagos nga shpërthimi i një mine në Letoni.

Basha e vlerësoi lart ushtarakun e rënë në krye të detyrës dhe ngushëlloi familjen Tanushi nga Dibra.

Kreu i PD ishte i shoqëruar edhe nga ish-deputeti i Dibrës Xhemal Gjunkshi, ndërsa dhimbja në familjen e majorit është shumë e madhe.

Më herët në familjen Tanushi ka shkuar për vizitë dhe ministrja Olta Xhaçka, e cila u shprehu ngushëllimet të afërmve. (lexo edhe ketu) 

Kush ishte majori Klodian Tanushi

Major Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”
Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: klodian tanushimajori tanushi
Pas

Arta Marku nuk është një kamikaze mendjelehtë, pas veshjes së saj si nuse fshati….

Para

”Në cilin xhep u futën 1 mijë eurot?”, mjeku Vargu i del në krah kolegut: Këtu futesh në burg pse t’i lënë paratë në tavolinë, por jo për PPP-të!

Para
Pedagogu Petrit Vargu në “Natë me Xhaxhiun”, ja përse po ‘viktimizohet’ Kryeministri

''Në cilin xhep u futën 1 mijë eurot?", mjeku Vargu i del në krah kolegut: Këtu futesh në burg pse t'i lënë paratë në tavolinë, por jo për PPP-të!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.