Sërish sot që në mëngjes kryeministri Rama është parë të shkojë në zyrën e kreut të Paramentit Meta në Kryesi. Ditën e djeshme kreu i Kuvendit thërriti një takim me të gjitha Partitë për të tentuar zgjidhjen e krizës politike.
Në takim opozita nuk mori pjesë me justifikimin se ky ishte një takim fasadë dhe se asgjë nuk mund të zgjidhet sa kohë që mazhoranca nuk pranon që të pranojë kërkesën për qeverinë teknike.
Sot parashikohet të mbahet raundi i 3-të për zgjedhjen e tij, edhe pse pritet që të digjet ashtu si dy raundet e para. Me djegien e këtij raundi digjet dhe detyra kushtetuese për ta zgjedhur presidentitn me 84 vota.
Megjithatë, Vasilika Hysi ka deklaruar dje se Komisioni i Ligjeve pritet të mblidhet sot në orën 13:00 për të pritur kandidaturat e mundshme dhe nëse ka ato pritet të votohen në orën 15:000 në seancën e dytë të Kuvendit, i cili pritet të mblidhet dy herë sot për votimin e pr/ligjeve, dhe për raundin e tretë të Presidentit.
Po dje në mbrëmje, në përfundim të takimit ndërpartiak, kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi se Presidenti pritet të zgjidhet brenda kësaj legjislature, madje shtoi se mund të jetë dhe sot, nëse palët arrijnë të gjejnë një kandidat konsensual.
Raundi i III
Sipas Kushtetutës, raundi i tretë i votimit është deciziv për zgjedhjen e kreut të shtetit me konsensus midis maxhorancës dhe opozitës. Raundi i tretë, ashtu si dy raundet e ezauruara, kërkon që kandidati për President që do të regjistrohet në Kuvend me 20 firmat e deputetëve, duhet të marrë jo më pak se 84 vota, pra një shumicë të cilësuar votash. Ndërkohë, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, nëse kandidati për President në raundin e katërt nuk merr tre të pestat e votave, atëherë ai mund të miratohet me një shumicë të thjeshtë votash, pra 71 votat e shumicës në Parlament. (E.K/SHUPLAKA)