Deputeti i PS-së, Erion Braçe është një nga politikanët më aktiv në rrjetet sociale, ku ndan jo vetëm pasionet, por edhe punimet në zonën që ai përfaqëson në Kuvend. Këtë herë Braçe ka postuar foto nga punimet për shtrimin dhe kullimin e rrugëve, shoqëruar me një përshkrim të punës që po bëhet në secilin nga rastet. Braçe thekson se këto punime po bëhen para se të nisë shiu. Por nuk kanë qenë të pakta komentet në postimin e deputetit, një qytetar i shkruan se është më “ok” ku merret me skuadrën e “Partizanit” sesa kur “merret” me rrugët.
“Je ok me Partizonin mos u mer me rrugët se ju duhen 50 vjet me u barazu me rruget qe boni berisha. Me ja kalu llogarite vete sa vjet te duhen”, shkruan qytetari i cili ka marrë vetëm një replikë ironike nga ana e deputetit.
“Para se te nise shiu;
Vijojme me pastrimin e kanaleve kullues ne Ngurrez;
Nderkohe kulkuesi i madh nga kaskada e Bitajt ne Pirre mbaroi!
Njeheresh,
vijojme te shtrojme rruget e tokave-rruge bujqesore, ne Krutje, Krutje te Siperme;
Nga ketu, me rradhe ne te gjithe fshatrat e Krutjes, Allkajt, Bubullimes, Kolonjes”, shkruan Braçe në postim.
(J.D/Faxweb.al)