Pasi pamë këtë foto përmes së cilës është e vështirë të dallosh se sa i është rritur barku, po mundoheshim të bënim llogaritë se sa muajshe mund të jetë Tuna.
Siç e dini tashmë të gjithë, këngëtarja seksi është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo dhe i dashuri Patris Berisha, së shpejti do të bëhen me djalë. Sipas llogaritjes sonë, këngëtarja duhet të jetë diku në muajt 7-8 të shtatzënisë, pas siç u shpreh kur doli tek Gjebrea në nëntor, ajo ka qëndruar fillimisht për tre muaj e izoluar.
Ajo që mund të dallohet nga fotoja, është se Tuna nuk ka shtuar shumë në peshe e se vazhdon të ruajë të njëtat forma të mira fizike, shkruan ‘’Express’’.
Ndërkohë ashtu si dhe më parë është transmetuar Tuna ka kërkuar që këtë pritje të ëmbël ta mbajë larg vëmendjes së fansave dhe publikut. (E.K/SHUPLAKA)