Edhe pse Keshilli Bashkiak Elbasan një ditë më parë vendosi ti drejtohej institucionalisht qeverisë që të ndalte ndotjen industriale, rafineria e naftës vijon e qete aktivitetin e saj. Sikurse duket nga pamjet grimcat që çlirohen në ajer janë të mëdha dhe mjaft të dëmshme për banoret që jetojnë aty pranë.
Situata me bindje konsiderohet serioze, aq sa dhe pushteti lokal e ka të pamundur të ndërhyje.
Një ditë me parë keshilltarët premtuan se do të dalin në protestë nëse do të perseriteshin pamje të tilla.
Vete ministri Klosi mesohet të ketë deklaruar se pas 3 ditesh do të jetë në Elbasan për situatën e ndotjes, por shpresat që kjo situate te marre fund janë të pakta.
https://www.youtube.com/watch?v=jG4cjJj1h6k&feature=youtu.be
(B.H/Faxweb)