12:19 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Paketa anti-shpifje, antikushtetuese”, Vokshi: Kjo është censurë ndaj medias online. Rama do t’i mbyllë gojën kritikëve

18:25 | 05/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhuna në spitale e stadiume, Vokshi i përgjigjet Ramës: U dhe miliona 2 kandidatëve të tu që të blejnë zgjedhjet

Në një konference për shtyp nga selia blu, ish-deputetja Albana Vokshi, duke folur për paketën anti-shpifje, e ka cilësuar këtë të fundit si: “Paketa e censurës së Edi Ramës kundër medias online”, ndërsa shton se kjo është një goditje demokracisë dhe pengon nisjen e negociatave.

Sipas Vokshit, me këtë paketë, Rama kërkon t’i mbyllë gojën çdo mediaje kritike ndaj tij, çdokujt që nuk mendon si ai, çdo gazetari që do të guxojë të publikojë aferat e tij korruptive apo lidhjet e tij me krimin e organizuar.

Deklarata e plotë e Albana Vokshit:

I refuzuar, i bojkotuar, nga 85% e shqiptarëve në votimet moniste të 30 qershorit.I braktisur edhe nga mijëra socialistë të ndershëm, Rama ka miratuar me nxitim e fshehtësi të plotë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave paketën e censurës së medias online.

Me këtë paketë, Rama kërkon t’i mbyllë gojën çdo mediaje kritike ndaj tij, çdokujt që nuk mendon si ai, çdo gazetari që do të guxojë të publikojë aferat e tij korruptive apo lidhjet e tij me krimin e organizuar. Kjo paketë vendos gjoba të papërballueshme,  parashikon mbyllje të portale dhe deningrimin e tyre publik. Kur të vendoset ndëshkimi i portalit, në vend të lajmeve, aty do të shfaqet fletërrufeja e shkruar nga Rama për të damkosurçdo kritik të tij.

Këtë mekanizëm censure, Edi Rama do ta drejtojë nëpërmjet Autoritetit të Medias, të cilin tani e ka vendosur nën kontroll, pas hakmarrjeve dhe shkarkimeve politike të dy anëtarëve të tij. 

Të nderuar qytetarë,

Rama po instalon diktaturën në Shqipëri.

Pa liri të medias, pa liri të shprehjes, nuk ka demokraci.

Pa liri të medias nuk ka hapje të negociatave as në tetor.

Këtë paralajmëruan Reporterët pa Kufij në raportin për indeksin e lirisë së medias, ku vunëalarmin se media në Shqipëri është e kërcënuar nga mafia dhe qeveria.

Edi Rama dhe kllouni i tij Erjon Veliaj, u shpallën zyrtarisht armiqtë e medias në Shqipëri edhe nga koalicioni i 7 organizatave të medias që erdhën para disa ditësh në një mision faktmbledhës.Çensorët e gazetarëve dhe diktuesit e politikave editoriale u kritikuan si diktatorë të lirisë së medias dhe u paralajmëruan nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve.

Miratimi ne KM të ligjeve të censurës së mediave, duke injoruar rekomandimet e Koalicionit të organizatave te medias, është këmbanëalarmi për lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Paketa e censurës së medias është antikushtetuese!

Nëse ajo miratohet nga parlamenti i dalë prej votave të krimit, Partia Demokratike angazhohet se do ta anullojë menjëherë atë, sapo të marrë besimin për të qeverisur vendin!

Pas

“Lleshi le të ruajë gazin përkatës”, reagon sërish Aurel Plasari: Nuk kam qëlluar aq i paaftë sa të…

Para

FSHF zbardh planet për 4 vitet e ardhshme, ndryshime në kategori dhe revolucion te moshat

Para
FSHF zbardh planet për 4 vitet e ardhshme, ndryshime në kategori dhe revolucion te moshat

FSHF zbardh planet për 4 vitet e ardhshme, ndryshime në kategori dhe revolucion te moshat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Transferonin paratë e krimit nga Zvicra drejt Shqipërisë/ SPAK godet rrjetin kriminal të përfshirë në trafik droge

Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër/ I vendoset kurorë me lule në derën e shtëpisë së prindërve

Tropojë / Arrestohet 25-vjeçari që plagosi me thikë një të ri në Bajram Curri

Rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales, 60-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, arrestohet një nga personat e shpallur në kërkim (Emri)

Stuhia përmbys anijen turistike në Vietnam, 38 viktima dhe disa të zhdukur

Blindohet Saranda/ Dhjetëra forca në terren për kapjen e Ramadan Zotos, në kërkim për plagosjen e dy personave pak ditë më parë

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit janë raportuar 32 vatra, 9 mbeten ende aktive

EMRI/ Tentoi të fuste me kamion në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë godet brigjet e Rusisë, paralajmërime për tsunami

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.