Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka reaguar lidhur me paketën anti-shpifje e cila do të votohet ditën e nesërme në Kuven.
Balla shkruan se dokumenti i OSBE-së, është në një linjë me standardet ndërkombëtare duke shtuar se se nesër kërkohet mbështetja me votë në Kuvend dhe më pas zbatimi dhe monitorimi I saj.
“E qartë si drita e diellit Dokumenti integral http://ëëë.parlament.al/Neës/Index/9800do … është në një linjë me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet tona në kuadër të OSBE. Faleminderit të gjithëve që kontribuan! Nesër mbështetja me votë në Kuvend dhe më pas zbatimi & monitorim @OSCE_RFoM @EU_Commission”, shkruan Balla.
“Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur”, shkruehet ndërkohë në reagimin e OSBE-së.
(F.GJ/FAXWEB.AL)