17:31 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Paketa anti-shpifje, pedagogu jep alarmin: Do të shkojmë drejt diktaturës, çmimi që do të paguajmë është shumë i lartë

18:12 | 10/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paketa anti-shpifje, pedagogu jep alarmin: Do të shkojmë drejt diktaturës, çmimi që do të paguajmë është shumë i lartë

Pedagogu Fitim Zekthi e sheh si mjaft shqetësues projektligjin anti-shpifje të qeverisë, i cili nisi të diskutohet sot në komisione. Gjatë një interviste në studion e “FaxNews”, Zekthi deklaroi se nëse ky projektligj do të miratohet, atëherë vendi do të shkojë drejt një diktakture të plotë.

Ai paralajmëroi se çmimi që do të paguhet nëse ndodh diçka e tillë do të jetë shumë i lartë. Sipas tij, më mirë të vijojë situata kaotike e mediave, sesa të ndalet çdo e vërtetë dhe të vendoset diktatura.

“Ne kemi një situatë mediash kaotike në Shqipëri. Ka gjuhë urrejtje, shpifje, publikime të papërgjegjshme, por më mirë të thuhet e vërteta apo do t ëvendoset një diktaturë? Çmimi është shumë i lartë. Ne nuk mund ta pranojmë do këtë gjë. Më mirë një situatë kaotike të mediave pa ndërhyrje, sesa ndërhyrja e qeverisë, e cila nuk le fjalë pa përdorur për të fyer e ofenduar.

Regjimet autokratike nuk i brasin gazetarët, por i kontrollojnë ose i bëjnë të duken qesharakë, i fyejnë. Kryeministri Edi Rama bën të njëjtën gjë, thotë që këta janë kazanë. Kryeministri sot ishte në Shijak dhe i tha një qeni që i thuaj atij analistit të heshtë, të pushojë. Pra qeni ishte analisti. Kjo nxit, ushqen një lloj linçimi të turmës, e cila më pas sulet kundër gazetarëve.

Sot turma u ngazëllye me fjalët e kryeminsitrit për analistin. Nuk ka ligj që të thuhet anti-shpifje, ka ligje që janë kundër shpifjes, kundër fjalëve të ndyra, kundër urrejtjes. Pra, janë të gjitha bashkë”, deklaroi Fitim Zekthi.

Pedagogu shtoi se i pari që preket nga ligji nëse miratohet, është vetë kryeministri Edi Rama sepse ai ofendon çdo ditë gazetarët. Ai kërkoi që ndëshkimet të mos lihen në duart e AKEP dhe AMA, por në duart e prokurorive dhe gjykatave.

“Njeriu i parë që do të kapet nga ky ligj është kryeministri sepse ky ju thotë njerëzve qen. Ç’mund t’i bëjë AKEP apo AMA këtij ligji? Të mos jetë në dorën e qeverisë, por të jetë në dorën e gjykatave dhe të prokurorive. Një gjykatë nënkupton strehën e fundit të të gjithëve. Është vërtetë shqetësuese, si mund të propozohet një gjë e tillë? Kryeministri e urren të vërtetën, e vërteta është problemi i vetëm madhor i autokratëve.

Në Liban populli i njeh politikanët vetëm nga zëri. Shqipëria është bërë si Libani, nuk ngel njeri i Parlamentit, nuk ngel asnji debil, injorant, nuk ngel as kryeministri pa dalë natë-ditë në televizor. Kryeministri i Greqisë nuk del natë-ditë në televizor.

Nëse kryeministri do të shkojë në mënyrë të njëanshme, në mënyrë të dhunshme drejt votimit të projektligjit në Parlament dhe do të tolerohet, do të shkojmë në një diktaturë të plotë. Diktatura nuk vjen me lule apo me ferra. Fillimist njerëzit nuk reagojnë, thonë hë se nuk ka gjë, pastaj bien institucionet dhe ka marrë fund. Ky njeri po bën një ligj siç e do vetë sepse Parlamentin e ka vetë. Ne do ta vuajmë këtë gjë”, tha Fitim Zekthi për “FaxNews”.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: fitim zekthiligji antishpifje
Pas

“Shuplakë” e fortë nga Hollanda për negociatat: Shqipëria nuk është gati për të nisur bisedimet, ndërsa Maqedonia…

Para

A janë të rrezikshme depozitat me ujë mbi taraca? Ja çfarë thotë inxhinieri

Para
A janë të rrezikshme depozitat me ujë mbi taraca? Ja çfarë thotë inxhinieri

A janë të rrezikshme depozitat me ujë mbi taraca? Ja çfarë thotë inxhinieri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shabani i përgjigjet Lapajt: Po shpif, s’kam qëllim të të pengoj të futesh në Kuvend

Turqia dhe Libia forcojnë marrëdhëniet, kompania turke do përmirësojë 8 aeroporte në bashkëpunim me fondin libian të rindërtimit

BE miraton paketën 87.7 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë: Investime në energjinë e rinovueshme

Kosovë/ Afati për konstituimin e Parlamentit drejt djegies, Osmani i drejtohet Kushtetueses: Sqaro konfliktin e kompetencave

Kontrolle të vazhdueshme në bregdetin e Durrësit, vijon lirimi i hapësirave publike

U largua nga Interi pas dështimit në sezonin e kaluar, ish-sulmuesi zikaltër transferohet në Serbi: Ia premtova Mihajlovicit

Iran, vala e të nxehtit me temperatura deri në 53°C shkakton probleme në furnizimin me ujë dhe energjinë elektrike

Dorëheqjet masive pas thirrjeve të Ramës, Tabaku: Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie!

Hetimi që trondit botën! Fëmijët rusë të përfshirë në ndërtimin e dronëve kamikazë për luftën në Ukrainë

SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur për abuzimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ‘frynë’ 9 tenderë më vlerë 900 mijë €

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.