Deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti ka folur në ‘Fax News’ në lidhje me propozimin e kryeministrit Rama për mieratimin e një ligji antishpifje.
Shameti tha se ky propozim bazohet tek modeli gjerman ku në kodin penal gjerman është e parashikuar një dispozitë për shpifjen për personat publikë, që kanë të bëjnë me akuzat e pabaza të drejtuara drejt tyre.
“Si bazë ligjore i referohet kodit pernal gjerman. Në kodin penal gjerman është e parashikura një dispozitë e tillë për shpifjen për shkak të detyrës e artikuluar nga persona të cilët marrin pjesë apo zhvillojnë veprimtari publike e më së shumti deklarata të tilla janë artikuluar në veprimtari publike kundër personave të përfshirë në jetën politike. Flasim për subjekte të posçme që ngrenë akuza të pabaza”, tha Adnor Shameti.
Dua të sqaroj një gjë, që parimi i së drejtës është që liria shkon deri atje sa nuk cënon tjetrin. Në këto kushte gjithësecili prej nesh duhet të jetë i kujdesshëm në artikulimin e deklaratave të pabaza”, shtoi Shameti.
Deputeti i PS-së deklaropi se nga ky ndryshim, nëse ndodh nuk preket media dhe liria e informacionit që është e garantuar me kushtetutë. Ai theksoi se ende nuk ka një draft në Komisionin e Ligjeve por mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
“Nuk duhet të ketë panik se nuk preket liria e medias dhe informacionit që është e garantuar nga kushtetuta e republikës së Shqipërisë. Kjo është pasqyra e asaj që është paraqitur. Sot nuk kemi një draft por do ta shikojmë në ditët në vijim”, u shpreh ai.
I pyetur si si do të arrihet që të bëhen këto ndryshime ku për ndërhyrjen në kodin penal, nevojiten 84 vota në parlament, që do të thotë se nevojiten dhe vota opozitare, Shameti sqaroi se nëse bëhet fjalë për një ligj të veçantë, mund të miratohet edhe me shumicë të thjeshtë, ndërsa nëse kemi të bëjmë me një ligj ku kërkohet ndërhyrja në kodin penal, atëherë nevojitet shumica e cilësuar, pra dhe votat e opozitës.
“Të gjitha kodet janë të miratuara me shumicë të cilësuar, nëse do të jetë ligj i veçantë do të nevojitet shumicë e thjeshtë, por nëse nëdrhyhet në kodin penal duhet të kemi shumicë të cilësuar dhe duhet konsensusi i opozitës”, u shpreh Shameti.
(B.H/Faxweb)