Vendimi i Gjykatës së Tiranës për të dënuar këshilltarin demokrat Akil Kraja me 250 mijë lek gjobë pas akuzave të tij për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për rritjen e çmimit të ujit, ka shkaktuar dhe reagimin e Ramës.
Rama ka shfrytëzuar këtë vendim të ditës së sotme të gjykatës për t’ju rikthyer edhe njëherë paketës antishpifje.
Ai përmes një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se më këtë vendim është inauguruar Fondi i Edukimit, ku me këto para do të rregullohet një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz.
“Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për Erion Veliaj. Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz. Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime. Në përpunim nja dy duzina të tjera. Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve”, shkruan Rama në Twitter.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u padit nga këshilltarët e djathtë për rritje jotransparente të çmimit të ujit të pijshëm.
(B.H./Faxweb)
Discussion about this post