21:35 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Paketa antishpifje”, Reporter.al: Qeveria, policim dhe gjoba të dyfishta për median online

18:46 | 05/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Paketa antishpifje”, Reporter.al: Qeveria, policim dhe gjoba të dyfishta për median online

Projektligjet e publikuara të premten nga qeveria kanë pësuar vetëm ndryshime kozmetike ndaj drafteve fillestare të shumëkritikuara; duke parashikuar rregullimin e ankesave dhe korrigjimeve nga AMA si dhe gjoba marramendëse të aplikuara përmes ligjit të AKEP.

Dy projektligjet kyçe të së ashtuquajturës “paketa antishpifje” e qeverisë Rama e vendosin median në internet nën policimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP si dhe ekspozojnë atë ndaj gjobave të dyfishta nga të dy institucionet.

Të publikuara të premten në faqen e Këshillit të Ministrave, draftet kanë pësuar vetëm ndryshime kozmetike nga variantet fillestare, të cilat u kritikuan gjerësisht nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare të medias si antikushtetuese dhe drakoniane. [Lexo projektligjet e plota]

Ndryshimet e ligjit “Për median audiovizive..” i qëndrojnë konceptit të regjistrimit të mediave në internet, ndonëse nuk e bëjnë atë të detyrueshëm. “Ofertuesit e shërbimeve të medias që nuk janë regjistruar në këtë regjistër…nuk do të përfitojnë lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër,” sugjeron projektligji.

Draftet janë kufizuar gjithashtu në parashikimet fillestare drastike për mbylljen e mediave, por i lënë AKEP-it kompetenca të gjera për ndërhyrjen në përmbajtje si dhe i vendosin ato nën thundrën e gjobave marramendëse që AKEP aplikon ndaj kompanive të telekomunikacionit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ndryshon emërtimin në Autoritetin e Mediave Shqiptare dhe e zgjeron fushën e vet të veprimit mbi çdo publikim elektronik me përmbajtje editoriale; ku përfshihen portalet, faqet në internet të mediave të shkruara apo edhe blogjet individuale.

Projektligjet u imponojnë publikimeve online një sërë detyrimesh, duke përfshirë parimet etike të respektimit të privatësisë, dinjitetin e qytetarëve dhe mbrojtjen e integritetit të të miturve.

Në qendër të projektligjit vendoset rregullimi nga AMA i ankesave, korrigjimit të informacionit apo i të drejtës për përgjigje – çështje këto që sipas standardeve ndërkombëtare i përkasin vetërregullimit të medias apo zgjidhen në instancë të fundit në gjykatë.

Ndërkohë, sesionet e hapura të Kuvendit apo të organeve të tjera shtetërore përjashtohen nga detyrimet për ankesat; duke prezumuar se raportimet rreth tyre janë të vërteta.

Projektligji detyron çdo publikim online që të shqyrtojë çdo ankesë me shkrim nga çdo person për programet e publikuara prej tij, përfshirë dhe kërkesa për heqje të përmbajtjes.

Në rast se mediat online e rrëzojnë ankesën ose nuk kthejnë përgjigje brenda 72 orësh, e drejta për shqyrtimin e saj i kalon Këshillit të Ankesave në AMA. Nëse Këshilli i Ankesave merr një vendim të ndryshëm nga media përkatëse, vendos sanksione, ndërkohë që media detyrohet brenda 48 orësh të publikojë konkluzionin e Këshillit të Ankesave, në mënyrë të ngjashme dhe kohë të njëjtë me shkrimin.

Projektligji i qeverisë shkon edhe më tej duke futur në lojë Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP. Në nenin 132 të ligjit, mediat jo vetëm që detyrohen të publikojnë “formulën e ndjesës” sipas formës dhe përmbajtjes së përcaktuar nga AMA dhe heqjen e shkrimit të mëparshëm, por në faqen e tyre do të shfaqet përmes AKEP-it njoftimi i mësipërm në formën e një “pop up”-i.

Projektligjet i japin të drejtë AKEP-it të bllokojë aksesin në internet, në rastet kur evidenton “pornografi me fëmijë; vepra për qëllime terroriste apo shkelje të sigurisë kombëtare”. AKEP merr gjithashtu përsipër të zbatojë vendimet e AMA-s përmes vendosjes së “pop up”eve në faqet përkatëse të internetit.

Seksioni i penaliteteve është i paqartë, por i ekspozon mediat në internet ndaj gjobave marramendëse prej të dyja autoriteteve.

Sipas projektligjit “Për mediat audiovizive…”, gjobat shkojnë nga 100 mijë deri në 1 milion lekë për konkluzionet e Këshillit të Ankesave për shkelje të privatësisë, dinjitetit, integritetit të të miturve dhe 800 mijë lekë për mosrespektimin e vendimit të Këshillit të Ankesave.

Ndërkohë, mediat online penalizohen edhe nga ndryshimet në ligjin “Për komunikimet elektronike..”, me gjoba të parashikuara në nenin 137 të tij për personat fizikë deri në 10 milionë lekë dhe për personat juridikë deri në 100 milionë lekë.

BIRN i kërkoi zyrës së shtypit të kryeministrit Rama që të qartësonte nivelin e gjobave të parashikuara nga projektligjet për median online, por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Masat e parashikuara nga paketa anti-shpifje:

–Pezullim/bllokim të aksesit në internet, për një afat 24 orë, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer 3 kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj.

– Pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat 7 ditor, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se katër kundërvajtje administrative.

– Pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat njëvjeçar, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se 5 kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj.

– Bllokimin përfundimtar/mbylljen e aksesit të shërbimit të publikimit elektronik në territorin e Republikës së Shqipërisë nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se katër herë gjatë një viti kalendarik”.

Gjobat:

– Me gjobë nga 100 000 lekë deri në 1,000,000 lekë kur nuk respekton detyrimet e nenit 33/1 të këtij ligji.

– Me gjobë në masën 800, 000 lekë kur nuk respekton vendimin e Këshillit të Ankesave apo të drejtën e përgjigjes, sipas nenit 53/1 të këtij ligji”.Ankesave apo të drejtën e përgjigjes, sipas nenit 53/1 të këtij ligji”.

Qeveria i miratoi këto amendamente ligjore pak ditë pasi përcolli një mision prej 7 organizatash ndërkombëtare të lirisë së medias, të cilat raportuan për një përkeqësim të gjendjes dhe lirive të mediave shqiptare.

Në raportin e tyre ato i quajtën masat e reja për regjistrim të detyruar të medias në internet dhe krijimin e një organi për të gjobitur dhe mbyllur median online e atë të huaj pa një urdhër gjykate, si hapa që bien në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare mbi vetë-rregullimin dhe mund të kenë ndikim të dëmshëm mbi lirinë e shprehjes e të informimit dhe lirinë e shtypit në Shqipëri.

Pas

FSHF zbardh planet për 4 vitet e ardhshme, ndryshime në kategori dhe revolucion te moshat

Para

Zbardhen konkluzionet e Samitit Ballkanik në Poznan

Para
Zbardhen konkluzionet e Samitit Ballkanik në Poznan

Zbardhen konkluzionet e Samitit Ballkanik në Poznan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.