10:11 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Paketa antishpifje, Shkullaku dhe Mërtiri: Bëhet për të mbrojtur njerëzit e qeverisë, po frenohet fjala e lirë

17:16 | 16/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paketa antishpifje, Shkullaku dhe Mërtiri: Bëhet për të mbrojtur njerëzit e qeverisë, po frenohet fjala e lirë

Paketa antishpifje që mazhoranca kërkon të miratojë ka shkaktuar reagime të shumta. Gazetarë dhe analistë të ndryshëm kanë dalë kundër këtij projektligji, duke akuzuar qeverinë se po tenton të cenojë fjalën e lirë dhe të instalojë diktakturën.

I këtij mendimi janë edhe gazetari Armand Shkullaku dhe profesori Ergys Mërtiri. Ata deklaruan në një prononcim për “FaxNews” se AMA dhe AKEP nuk mund të monitorojnë pushtetin e katërt sepse janë nën varësinë e kryeministrit.

Sipas Shkullakut, paketa antishpifje po miratohet për të mbrojtur njerëzit e qeverisë. “Ky ligj bëhet për të mbrojtur një grup njerëzish, njerëzit më të ekspozuar të Edi Ramës sepse janë njerëz që fusin duart në paratë publike. Ne kundërshtojmë që dy institcione që i emëron mazhoranca, të kontrollojnë një pushtetin e katërt. Kemi njerëz që nuk kanë kryer as procesin e fotosintezës se kanë qenë gjithmonë në hijen e liderit dhe ky të propozohet si kryetar i AKEP.

Çfarë është pritshmëria? Prishtmëria është zero. Në Francë kryetarin e AMA nuk e zgjedh Parlamenti, kështu që kryetari ka lirinë e veprimit sipas asaj që mendon dhe vepron. Ne nuk pretendojmë që të jemi të pandëshkueshëm, por që fatin tonë të mos e vërë Edi Rama.

E ka në dorë që brenda gjykatës të ngrihet edhe një departament për ankesat e mediave. Vendosja nën këto dy mekanimza është e qartë se pse bëhet. Mediat të mos gjykohen nga qeveritë, por nga publiku. Mediat janë të interesuara që të fitojnë besueshmërinë e tyre tek publiku. Këtu funksionon ndryshe, këtu mund të shikohesh sa të duash dhe të mos kesh reklamë”, deklaroi Armand Shkullaku.

Ndërsa Ergys Mërtiri u shpreh se ligji në të vërtetë nuk kërkon të luftojë shpifjen, por fjalën e lirë. Sipas tij, Edi Rama po tenton të kapë çdo pushtet.

“Ky ligj që po bën qeveria nuk është një ligj kundër shpifjes, por kundër fjalës së lirë. Kjo është çështje e raportit që shteti shqiptar ka me të vërtetën  dhe me fjalën e lirë. Në Shqipëri nuk ekziston fjala e lirë dhe ai po përpiqet ta frenojë edhe këtë pak.

Ai po përpiqet të pengojë edhe pjesën më periferike të medias siç janë portalet. Kjo qeveri bezdiset edhe nga portalet. AMA dhe AKEP varen nga Edi Rama, ata janë vënë nga Edi Rama aty dhe do të mbajnë anën e tij. Edi rama ka kapur çdo gjë këtu, gjithçka. Në këtë vend ku do ta kërkosh t’i të drejtën nëse bën edhe ligje ku ndërhyrja e qeverisë tek fjala e lirë legjitimohet?

Cilat janë grupet e interesit me të cilat është në partneritet qeveria? Janë pronarët e mediave dhe gazetari më pas ngelet vetëm të bëjë luftë me mullinjtë e erës. Grupet e interesit janë ata që e ushtrojnë fjalën e lirë. Media dhe gjykata janë siguresë e vendit.

Nëse kjo nënkuptohet si një gallatë e radhës e Ramës, ky vend pastaj do shkojë keq e më keq nëse nuk ndërgjegjësohemi që duhet të mbajmë sistemin sepse sistemi pezullon atë që kërkon të bëjë keq”, tha Ergys Mërtiri.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: mertiri@paketa antishpifjeshkullaku
Pas

VIDEO/ ‘Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër’: Bie nga pallati në Tiranë, por diçka e mbrojti mrekullisht

Para

Djegia e shtëpisë muze në Gjirokastër/ Zbardhen arsyet, 5 persona ndodheshin brenda kur u përhap zjarri

Para
Djegia e shtëpisë muze në Gjirokastër/ Zbardhen arsyet, 5 persona ndodheshin brenda kur u përhap zjarri

Djegia e shtëpisë muze në Gjirokastër/ Zbardhen arsyet, 5 persona ndodheshin brenda kur u përhap zjarri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali/ Pjesë e trafikut të drogës, 18-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë të pastër! E kishte kthyer apartamentin në laborator narkotikësh

Goditi me thikë bashkëshorten blogere dhe më pas veten, kush është dizajneri i famshëm shqiptar që dha fund jetës në moshën 34-vjeçare

Vrau më 2019 në Lushnjë tregtarin Besnik Hida bashkë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, arrestohet në Greqi 51-vjeçari! Policia: Do ekstradohet (EMRI)

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Sot dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, bllokohet sërish Tirana, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.