Dodë Markvukaj , 49 vjeç, banues në Lezhë, është arrestuar nga ana e Policisë.
Kjo pasi gjatë një operacioni zhvilluar pak ditë më parë në servisin e tij janë sekuestruar 25 kg 230 gr Mariuanë si dhe 7 automjete dhe u arrestuan 3 shtetas ( drejtuesi i rrjetit të trafikut të drogës dhe transportuesit) .
DETAJET E POLICISË:
Me datë 03.10.2017, nga forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim :
– Dodë Markvukaj , 49 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Deltar” të zhvilluar me datë 20.09.2017 ku u sekuestruan 25 kg 230 gr Mariuanë si dhe 7 automjete dhe u arrestuan 3 shtetas ( drejtuesi i rrjetit të trafikut të drogës dhe transportuesit) .
Shtetasi Dodë Markvukaj është pronari i servisit ku përgatitej dhe paketohej lënda narkotike, si dhe gjatë kontrollit në atë servis u gjet një sasi lënde narkotike Mariuanë. Vepra penale në ngarkim të tij “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
(E.K/SHUPLAKA)