Një pako e dyshimtë është gjetur pranë një banese në qytetin e Burrelit. Sipas policisë ajo është njoftuar rreth orës 9:00 të mëgjesit të sotëm se në lagjen “Partizani” të këtij qyteti se në katin e pestë të një pallati, te zgara prej hekuri është gjetur kjo pako e dyshimtë.
Policia ka shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe ka kostatuar një pako të dyshuar me lëndë plasëse e vendsour në zgarvën prej hekuri që ndan shkallën në afërsi të banesës së 56-vjeçarit Avni Canametit.
56-vjeçari është mësues në shkollën 9-vjeçare të këtij qyteti. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer dhe policia ka mundur të ç’aktivizojë pakon me tritol prej 200 gramësh dhe po hetohet për zbardhjen e ngjarjes. (J.V/Shuplaka)