Policia e Durrësit gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani ka sekuestruar pako tritoli me kapsolla të montuara.
Kështu është arrestuar në flagrancë një shtetasi Agron Kryeziu, 28 vjeç dhe është shpallur në kërkim një shtetas italian.
Specialistët kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve ku kanë sekuestruar pako të dyshuara me lëndë tritol.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani, e cila merret me prodhimin e profileve plastike në një kovë plastike me bojë
kanë gjetur dhe sekuestruar:
- 4 pako të mbështjella me lëndë plasëse të dyshuar tritol, ku secila pako ishte e lidhur me dy fije teli të veshura dhe me kapsolla të montuara.
U arrestua në flagrancë menaxheri i firmës, shtetasi Agron Kryeziu, 28 vjeç, banues në Durrës.
Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të kompanisë, shtetasi italian E.B. 43 vjeç.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të tjera të veprës penale dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”,
” Fshehja e të ardhurave”,
” Punësimi i paligjshëm ”
parashikuar në nenet
278/a , 278/5, 180 dhe 170/a të Kodit Penal.