Pas hetimeve, policia zbulon detaje të reja mbi pakon e dyshimtë që u zbulua pak orë më parë në një automjet, në autostradën Fushë Krujë- Milot, afër vendit të quajtur Gjormë.
Sipas raportimeve policore, pakoja rezultoi tritol, e montuar dhe gati për shpërthim. Pavarësisht se në vendngjarje mbërritën edhe forcat antieksploziv, ata nuk arritën dot ta çmontojnë lëndën plasëse, e cila ka shpërthyer në mënyrë të pakontrolluar.
Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk pati të lënduar, pasi efektivët ishin larguar për pak minuta për të marrë mjetet për të çmontuar pakon.
Pakoja dyshimtë u zbulua nga dy personat që po udhëtonin në automjetin e tyre tip “Benz 190” nga Tirana për në Pukë. Pakoja ishte vendosur pikërisht në bagazhin e automjetit.
“Ndaluam pët t’i hedhur vaj makinës pas sinjalit që na dha llamba e vajit. Pjesën e mbetur të bidonit të vajit do ta vendosnim në garazh dhe aty pamë edhe pakon e dyshimtë. Vumë re se diçka nuk shkonte, ajo nuk ishte e jona. U larguam menjëherë nga makina të frikësuar, dhe njoftuam policinë’, thotë njëri nga ata.
Dy presonat, identiteti i të cilëve, i shpëtuan kështu një shpërthimi që mund të kishte rezultuar fatal për të dy. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët që planifikuan të kryenin këtë atentat. (D.D/Shuplaka)