Qeveria Shqiptare do të japë 10000 lekë të reja për punonjësit e Policisë së Shtetit nga Pakoja e Madh. Sipas Ramës, kjo ndihmë vjen duke dëshmuar vëmëndje e pandarë të qeverisë jo vetëm ndaj qytetarëvë në nevojë por edhe ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit.
Postimi i Edi Ramës në Facebook:
10000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, pas rritjes së pagave para disa muajsh me 15% për punonjësit e terrenit dhe 7% për komisarët e Policisë së Shtetit, do ta zerojnë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre familjar në këtë dimër të vështirë për të gjithë, duke dëshmuar po ashtu vëmendjen e pandarë të qeverisë jo vetëm ndaj shtresave më në nevojë, po edhe ndaj shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar