Një pako brenda të cilës dyshohej se ishte vendosur një sasi ekplozivi është konstatuar në Unazën e Re, tek rrethrrotullimi i dytë, në asfalt në anë të bordures.
Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e repartit antieksploziv të Reneas të cilët e kanë shpërthyer pakon në mënyrë të kontrolluar.
Sipas raportimeve pakoja e dyshimtë është vendosur pranë një automjeti i cili mban targën AA750SU emri i pronarit të të cilit nuk është bërë i ditur.
Ndërkohë policia ka ndryshuar versionin për ngjarjen duke thënë se brenda pakos nuk kishte eksploziv por kishte dy bateri të vjetra, një bobinë dhe një kapak celulari, të lidhura dhe të mbështjella me natriban për të krijuar idenë e një mine me telekomandë (lexo ketu).
Sipas policisë, dyshohet se kjo pako është lënë qëllimisht në rrugë për të krijuar panik.
Në vendngjarje ka patur prezencë të lartë të qytetarëve, ndërkohë disa prrej tyre e kanë ndjekur nga afër operacionin e policisë për shpërthimin e kontrolluar të pakos me eksploziv.
Njoftimi zyrtar i Policise:
Në lidhje me pakon e konstatuar në anë të bordurës në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse ju informojmë se:
Pas mbritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozit, është bërë shpërthimi i telekomanduar i pakos ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por kishte dy bateri të vjetra, një bobinë dhe një kapak celulari, të lidhura dhe të mbështjella me natriban për të krijuar idenë e një mine me telekomandë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo pako është lënë qëllimisht në rrugë për të krijuar panik.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)