16:09 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

VIDEO/Pakot me armë në Rinas, policia zbardh ngjarjen, 1 person i arrestuar, ja çfarë iu gjet (EMRI)

18:24 | 26/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/Pakot me armë në Rinas, policia zbardh ngjarjen, 1 person i arrestuar, ja çfarë iu gjet (EMRI)

Policia e shtetit ka arrestuar një person si I dyshuar në përfshirjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve.

Pas zbulimit të 3 pakove postare, brenda të cilave kishte armësh luftarake, të cilat do kalonin tranzit përmes kompanisë postare jashtë vendit, Policia ka arrestuar shtetasin Saimir Çullhaj një dhe ka shpallur në kërkim një tjetër të dyhuar.

I arrestuarI është nga Shijaku. Vijon opeëracioni I policisë për kapjen e personit tjetër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Zbardhet në kohë rekord tentativa për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake.

Finalizohet operacioni antitrafik i koduar “DELIVERY”.

Arrestohet njëri prej personave që ka dërguar tre pakot me armë zjarri për në Londër.

Si dhe shpallet në kërkim personi tjetër bashkëpuntor në këtë tentativë për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake në Rinas.

Sekuestrohen gjatë operacionit lëndë narkotike e bimë narkotike të kultivuara.

Personit të arrestuar gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit i’u gjetën në trup 220 gramë lëndë narkotike Cannabis sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim u gjetën 4.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe 32 bimë narkotike të kultivuara.

Në vijim të punës për zbardhjen e tentativës për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake nëpërmjet Rinasit, nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet në Policinë e Shtetit si dhe me Prokurorinë për Krimet e Rënda, u bë i mundur finalizimi i Operacionit antitrafik i koduar “DELIVERY” për veprën penale të “Trafikimi i armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

Si rezultat, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

  1. Ç, 32 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për “Trafikim të narkotikëve” .

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :

N.F., 47 vjeç, banues në Durrës.

Në kuadër të proçedimit penal të nisur për këtë ngjarje, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në datë 23.08.2017 rreth orës 18:00 kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjensive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Brenda pakove janë konstatuar tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara.

Pakot kishin si destinacion Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu në momentin e kapjes së shtetasit S. Ç, në trupin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mariuanë “çokollatë”.

Po kështu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.F janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike e amballazhuar në një thes, si dhe 32 bimë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”.

Po punohet për kapjen e personit në kërkim N.F dhe dokumentimin e mëtejshëm ligjor për të arritur në arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme .

 

(B.H/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2659″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2023270847959276/

 

 

 

Pas

Zjarr i madh në Lezhë, flakët rrezikojnë fshatin Bërzanë

Para

I arrestuar 3 herë për vjedhje energjie, 52-vjeçari i lutet gjyqtarit: Më fut në burg se s’kam lekë (VIDEO)

Para
I arrestuar 3 herë për vjedhje energjie, 52-vjeçari i lutet gjyqtarit: Më fut në burg se s’kam lekë (VIDEO)

I arrestuar 3 herë për vjedhje energjie, 52-vjeçari i lutet gjyqtarit: Më fut në burg se s’kam lekë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjirokastër/ GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati! Sipas SPAK-ut i kanë mbetur edhe 6 muaj burg

“Investoni në Shqipëri”, Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, do të futet në Bashkimin Evropian

Numërimi i votave nga Greqia/ PS thellon diferencën dhe mund të përmbysë rezultatin në Lezhë, PD konteston dhe nuk njeh rezultatin përfundimtar

Nesër ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Udhëtojnë drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë. Të pranishëm edhe Begaj e Hasani

‘Jam miku i djalit tuaj’, mashtronte qytetarët dhe u merrte deri në 1000 euro, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Ilirjan Celibashi: Janë 55.519 vota të pavlefshme, ka dokumentacion të parregullt nga jashtë. Disa kanë dorëzuar vetëm zarfin A

Rezultati i ngushtë në Lezhë / Partia Demokratike kërkon rinumërim në Lezhë, Manja replikon me Celibashin: Shko numëroji ti votat

“Mbrëmje e veçantë”/ Spiropali ndan pamje nga darka e zhvilluar te Pallati i Brigadave, të pranishëm Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës

“Kuptova që duhet të ruaja identitetin tim profesional”, Linda Rama dhe jeta si gruaja e kryeministrit: Nuk kam një kujdestare për djalin tim, unë gatuaj vetë

“E mallëngjyer që shqiptarët i besuan Edit një mandat të katër të fortë”, Linda Rama: Ndjej peshën në shpatulla për të mos zhgënjyer askënd nga ata që i dhanë mbështetje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.