01:02 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pakti për Universitetin, Migen Qiraxhi: Bursat fitohen nga studentët pranë PS-së, abuzimet me abonetë!

09:46 | 06/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pakti për Universitetin, Migen Qiraxhi: Bursat fitohen nga studentët pranë PS-së, abuzimet me abonetë!

Për të diskutuar mbi Paktin për Universitetin, ka qenë i ftuar në studion e Fax News Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare. Gjatë bisedës me gazetaren Armela Ferko, Qiraxhi u ndal te shqetësimet e studentëve post protestës. Sipas tij të rinjtë përballen me shumë problematika, si mosdhënia e bursës për kohë e protestës, por edhe dhënia e tyre te persona që janë të afërt me partinë në pushtet.

”Fakulteti Ekonomik nuk jep bursë për kohën e protestës, si në Elbasan ashtu dhe në Tiranë. Ajo që ne kemi vërejtur është reduktimi i listave të përfituesve të bursës, për shkak të përllogaritjes së mesatares në mënyrë të ponderuar.

Në shumicën e rasteve kanë përfituar studentët afër me partinë në pushtet. Drejtuesja e bordit në Politeknikut është kapur në shkelje, ndërkohë që sot është sërish pozicion drejtues, pasi drejton Departamentin e Administratës Publike.

Ka një abuzim shumë të madh dhe me abonenë e studentit, që është e drejtë ligjore. Abonetë e studentit shpërndahen në treg të zi, ndërsa në komunikimin që kemi patur me Bashkinë e Tiranës ka thënë se e ka lënë në dorë të operatorëve në treg. Bashkia parashikon abone për 20% të studentëve, dhe ato nuk adresohen te studentët pasi ka abuzime me çmimet”, u shpreh Qiraxhi.

Ndërkohë si përfaqësues i Qëndresës Qytatare ai komentoi dhe takimin që pati shoqëria civile me përfaqësuesit e PE që ishin pak ditë më parë për vizitë në vendin tonë.

“Ai ishte një takim i organizuar nga CDI dhe ishte vetëm një nga përfaqësuesit e eurodeputetëve, ne ishim të ftuar dhe ndaj shkuam. Unë mendoj se ka pasur një reagim të nxituar, dhe nuk është e mira që ne të krijojmë konflikt dhe në radhën e shoqërisë civile. Ne i shohim liderët që vijnë nga jashtë, si lider që kanë bërë mirë në vendin e tyre, po ne nuk komentojmë qëndrimet që ata kanë për situatën në Shqipëri”, u shpreh më tej Qiraxhi.

Pas

‘’Të kesh gjoks dhe shalë bëhesh i famshëm!”, Ilda Bejleri i përvishet komentuesit: Nuk di ndonjë vend që gazetari…

Para

U martua me mashkull, ‘flet’ për herë të parë moderatori shqiptar

Para
U martua me mashkull, ‘flet’ për herë të parë moderatori shqiptar

U martua me mashkull, 'flet' për herë të parë moderatori shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.