10:42 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pakti PS-PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Ilirjan Celibashi zbulon: Tejkalon edhe ngërçin! Ja për çfarë u dakordësuam me përfaqësuesit e dy partive politike

12:34 | 20/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Fleta do t’i dorëzohet vetëm votuesit, jo familjarëve”- Celibashi flet për votën e emigrantëve: Pas tentativës së katërt do t’i rikthehet KQZ-së…

Pakti PS-PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Ilirjan Celibashi zbulon: Tejkalon edhe ngërçin! Ja për çfarë u dakordësuam me përfaqësuesit e dy partive politike. Dakordësimi me dy përfaqësuesit e partive politike, sipas Celibashit, lidhet me strukturën që do të merret me vlerësimin dhe numërimin e fletëve të votimit.

Ai u shpreh se pjesë e këtij procesi, pëveç KQZ-së, duhet të përfshihen edhe partitë politike.

“Duke qenë se ky proces zhvillohet për herë të parë e ka themelore besimin e të gjitha palëve, do të ishte e udhës që në procesin e vlerësimit dhe numërimit të fletëve të votimit të përfshihen edhe partitë politike, veçmas KQZ”, tha Celibashi.

Kreu i KQZ-së shtoi se: “Në këtë mënyrë tejkalon edhe ngërçin e momentit të shqyrtimit nga Komisionit Rregullator të aktit që lidhet me procedurën e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit dhe mendoj se propozimi i konsultuar, thuajse i dakordësuar në parim me përfaqësuesit e partive politike, adreson shqetësimet e gjithkujt ndaj besimit për procesin e vlerësimit dhe numërimit të votave”.

Ilirjan Celibashi: Janë rreth 42 055 kërkesa të paraqitura deri tani në sistemin PER. Janë shqyrtuar 28 462, janë 18 mijë zgjedhës të regjistruar, Kjo është shifra që tregon se sa është shifra sa zgjedhës nga jashtë do të votonin sot.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme do t’i përcjell Kuvendit, dhe për dijeni partive parlamentare, një propozim për disa ndryshime teknike të Kodit Zgjedhor që konsistojnë, e para në dhënie të të drejtës për KQZ për të prokuruar shërbimin e dërgimit të pjesës postare si në shkuarje ashtu edhe në kthim mbrapsht të fletëve të votimit.

Kjo dhe për faktin që në ligjin për buxhetin është përcaktuar edhe një buxhet që do të paguajë kostot për dërgimin e fletëve të votimit nga KQZ tek votuesit jashtë dhe kthimin mbrapa në KQZ.

Rishikimin e afateve që lidhen me regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve me qëllim për të përfituar edhe 10 ditë më shumë në dispozicion për të përgatitur ashtu sikurse duhet dhe pa e vendosur në rrezik procesin e përgatitjes së fletëve të votimit dhe dërgimit të tyre tek votuesit nga jashtë.

Gjithashtu pas konsultimeve të bëra me përfaqësuesit e dy partive kryesore politike PS dhe PD, si dhe në vlerësim të gjithë aspekteve të numërimit të fletëve të votimit, do ti propozoj Kuvendit që të ndryshojë Kodin Zgjedhor përsa i përket strukturës që do të merret me vlerësimin dhe numërimin e fletëve të votimit.

Duke qenë se ky proces zhvillohet për herë të parë e ka themelore besimin e të gjitha palëve, do të ishte e udhës që në procesin e vlerësimit dhe numërimit të fletëve të votimit të përfshihen edhe partitë politike, veçmas KQZ. Në këtë mënyrë tejkalon edhe ngërçin e momentit të shqyrtimit nga Komisionit Rregullator të aktit që lidhet me procedurën e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit dhe mendoj se propozimi i konsultuar, thuajse i dakordësuar në parim me përfaqësuesit e partive politike, adreson shqetësimet e gjithkujt ndaj besimit për procesin e vlerësimit dhe numërimit të votave.

Pas

LAJMI I FUNDIT/ Kreu i SPAK, Altin Dumani: Gati strategjia e hetimit të krimit zgjedhor!

Para

Sesioni i ri parlamentar/ Begaj mesazh deputetëve: Nisni një periudhë të re bashkëpunimi e dialogu në shërbim të shqiptarëve

Para
Sesioni i ri parlamentar/ Begaj mesazh deputetëve: Nisni një periudhë të re bashkëpunimi e dialogu në shërbim të shqiptarëve

Sesioni i ri parlamentar/ Begaj mesazh deputetëve: Nisni një periudhë të re bashkëpunimi e dialogu në shërbim të shqiptarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në një azil në Spanjë, humb jetën një i moshuar, plagosen 19 të tjerë

Gjenden tre armë zjarri dhe fishekë në një automjet në portin e Durrësit, shpallet në kërkim 24-vjeçari nga Kosova

Dhunuan 54-vjeçarin, e lënduan në kokë dhe…/ Policia e Sarandës shoqëron grupin e shtetasve turq, arreston njërin prej tyre

Këmbimi valutor: Bie dollari, euro vijon në nivele të ulëta

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Drinks”, goditet kontrabanda e pijeve alkoolike

Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplasen dy automjete, plagoset një person

463 turistë gjermanë mbërrijnë në Portin e Durrësit me kroçerën “MV Deutschland”

Asgjësohen mbi 1880 fidanë kanabis në Mallakastër! Kapen duke ujitur parcelën, arrestohen dy persona

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon gjatë natës Kharkivin, gjashtë të vdekur dhe 21 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.